Mësuesit nuk shkojnë në punë
nxënësit e Becishtit pa mësim

Mësuesit nuk shkojnë në punë<br />nxënësit e Becishtit pa mësim
Prej disa ditësh, dhjetë nxënësit e shkollës 9-vjeçare të fshatit Beçisht në Bashkinë Tepelenë, nuk zhvillojnë procesin mësimor.
 
Arsyeja është mosprezenca e mësuesve të kësaj shkolle.
 
Apelet e përhershme të prindërve të nxënësve karshi pushtetit vendor, kanë rënë në vesh të shurdhër ndërkohë që në mungesë të kësaj indiference, ata kanë kërkuar ndihmën e Report TV.
 
Me kameran e TV tonë, ne kemi shkuar sot, pranë kësaj shkolle por i vetmi mësues që gjendej brenda saj, sapo mori vesh për ardhjen e Report TV, është larguar menjëherë duke braktisur orën mësimore .
 
Ndërkohë një tjetër problem janë edhe kushtet e kësaj godine, te cilat nuk plotësojnë asnjë standard, teksa pamjet e fokusuara nga kamera jone nuk kane nevojë për shume koment.

Situata bëhet më komplekse kur mëson se ky ambient është privat dhe shteti paguan 50 mijë lekë të vjetra në muaj pronarit të këtij hauri të shndërruar në vatrën e dijes për vocërrakët e Beçishtit.

Nuk mund të quhet shkollë ajo. Vetëm shkollë nuk mund të quhet. Jemi ankuar por kot, po nuk ke kryeplak dhe po nuk bëri ai për fshatin e vet, nuk bëhet gjë", thotë një prind.
 
Ndërkohë, një tjetër thotë se, ‘Kushtet në shkollë janë shumë të vështira. Pa drita, pa sobë zjarri”.
 
Sakaq, një nxënëse e cikli parashkollor thotë se, “Shkoj në kopsht, por nuk ka ambiente. Shkoj kur të hapet kopshti”.

 
Deri më tani apelet nuk kanë reshtur ndaj organeve arsimore të rrethit apo dhe të pushtetit vendor.

shkolla pa mesim

shkolla pa mesim
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema