Meta dhe Berisha bëhen bashkë për takim në Vorë! Ish kryeministri kërcënon: Nëse FBI nuk e arreston Ramën, do e çoj atje ku e meriton

Ilir Meta dhe Sali Berisha janë bërë bashkë në një takim elektoral në Vorë, nga ku kanë hedhur sërish akuza ndaj Edi Ramës. Në fjalën e tij, ish kryeministri duket se dha një mesazh për FBI që nëse nuk vë në pranga Edi Ramën njësoj si ish zyrtarin Charles McGonigal, do e çojë atje ku e meriton por pa treguar se cili është vendi ku supozon se do çojë kreun e qeverisë.

"Në rast se FBI nuk e çon tek McGonigali Edi Ramë, PD dhe Sali Berisha do ta çoje aty ku e meriton. Jo vetëm atë, por edhe bashkëpunëtorët e tij. Ata janë një organizatë kriminale", tha Berisha.

Edhe aleati i Berishës, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk kurseu akuzat duke thënë se Vora është dëshmi e papërgjegjshmërisë së Ramës që në 4 vite prodhoi 5 kryetarë të komanduar të bashkisë.

Sipas Metës, infrastruktura në Vorë të lë për të dëshiruar dhe pretendon se kandidati i opozitës Indrit Hoxha do të sjellë ndryshimin.

“Është e tmerrshme të shikosh rrugë këtu në Vorë ku as me autoblinda nuk mund të shkosh dhe jo më me mjete. Është jashtë çdo imagjinate.

Unë besoj tek vizioni i Indriti, tek plani i tij për urbanizimin e Vorës që do t’ja ngrejë vlerën këtu qyteti. Besoj tek aftësitë e tij menaxheriale dhe tek plani për ta shndërruar Vorën në një shembull të suksesit të investimeve të huaja, por edhe vendase”, tha Meta.

Si në çdo dalje publike, Meta ka bindjen se më 14 maj do të triumfojë ndryshimi.

“Ndryshimi fillon dhe triumfon më 14 maj, shumë shpejt do të jetë edhe në nivel kombëtar. Unë besoj tek mençuria e të gjithë juve, edhe tek ata që me bindje politike mund ti kenë ndryshe po që vidhen nga rilindja, ky sekt kaq i papërgjegjshëm”, tha Meta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:42
Berisha: Nëse FBI nuk e arreston Edi Ramën, do e çoj atje ku e meriton me bashkëpunëtorët e tij

 

Sali Berisha ka kërcënuar se do të çojë Edi Ramën atje ku e meriton nëse FBI nuk e arreston njësoj si ish zyrtarin Charles McGonigal. Nga Vora tha se qeveria e Ramës ndërton 1 km autostradë në Shqipëri me 24 mln euro, ndërsa që Evropa e ndërton me 2 mln euro.

“Një kilometra autostradë në Shqipëri si në asnjë vend të botës. Ndërtohet 24 mln euro, ajo kushton 2 mln në gjithë Evropën, 22 vidhen nga qeveritarët. Shkolla kushton 680 mijë euro në manualet e BE dhe SHBA, këtu ndërtohen me 4-6 mln euro. Kjo është e vërteta.

Edi Rama firmos fap e fap për xhepat e tij 420 mln për djegësat, ku janë djegësat. Asnjë nuk ekziston. Kurse ju paguani. I gjithë qarku i Tiranës, Durrësit paguajnë për çdo ton 29 euro toni, në një kohë kur ishte 13 euro. Paguhet sikur digjet. Paratë përfundojë në kontot bankare të Ramës dhe Veliajt. Ndaj rrogat nuk u rritën. Ndërsa tani del si bamirës. Një mashtrues i paskrupullt.

Në rast se FBI nuk e çon tek McGonigali Edi Ramë, PD dhe Sali Berisha do ta çoje aty ku e meriton. Jo vetëm atë, por edhe bashkëpunëtorët e tij. Ata janë një organizatë kriminale.

Nuk ekziston asnjë hetim, nuk mbahet asnjë qëndrim. Imagjinoni Tiranën se çfarë mendohet për këtë tani. Pra, po pse asnjë diskutim nuk ka që Rama ka ndarë para me ta. Nuk kanë të ngopur ata që vjedhin. Nuk dinë të ndalen, i ndalon vetëm vota", tha Berisha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 08/04/2023 13:22

    JO VETEM BANDIT POR JE DHE QESHARAK,,,,FBI TE KA DAMKOSUR FAMILJARISHT TI GAM GAM KOT

    Përgjigju
  • Pjeter: 08/04/2023 09:12

    Do i hash kakine o Sali,fiks ashtu si ke bere keto 10 vitet e fundit!!!

    Përgjigju
  • Sigi: 08/04/2023 07:55

    Ke te drejte qe llomotit ,se per ato te zeza qe i ke bere shqiptareve duhet te ishe qe ne 97 ne burg per jete.Falendero SPAKUn qe nuk po fillon asnje ceshtje per ty dhe per Meten .Iku Kraja dhe erdhi Dumani ti akoma o non grata i USA dhe MB je akoma jasht dhe ketcenon.Vetingu ne SPAK po verteton mosbesimin e shumices se shqiptareve qe hezutojne tju vene prangat

    Përgjigju
  • Beni: 07/04/2023 21:32

    Po kercenon Ramen direkt nga Gerdeci vendi i krimit !

    Përgjigju
  • asolingo: 07/04/2023 21:02

    Shpellari Sali njethundraku i jep mesime FBIse si duhet te veproje.Dru me pre,injoranca kalon çdo limit.

    Përgjigju
  • O Berish: 07/04/2023 20:57

    O trap i lales i ke bere gati brisqet?

    Përgjigju
  • Cubi: 07/04/2023 19:27

    Hajde hajde sa mezi po te presim. Mos harroni ne dt.14/05/2023 ora ,24:00 do bejm dhenderr Cubin e gjat ju del pun merni veglat e berberit se ka pak pun.

    Përgjigju
  • Klea: 07/04/2023 19:26

    Ne 14 maj kemi per te pare se si ke per te humbur prap o berish

    Përgjigju
  • Deani: 07/04/2023 19:26

    O sali kur do e marresh vesh qe nuk te voton me njeri me ty,se e dine te gjithe ca krimineli je.

    Përgjigju
  • Uaya: 07/04/2023 19:11

    Metmuti hahduti spiunibe Vore bashke ne zjarrvenesin Bishe?

    Përgjigju
  • Nori: 07/04/2023 19:03

    Dy kriminelet me te medhenj jeni

    Përgjigju
  • Eni: 07/04/2023 19:02

    Ju te pd jeni gjithe negative

    Përgjigju
    • Terri: 07/04/2023 22:16

      O Zot me ke flet Ky I rjedhur ? Populli eshte I mencur o I cmendur!

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Festat e fundvitit/ Fluks në portin e Vlorës, 1015 passgjerë erdhën sot në mëngjes

Festat e fundvitit/ Fluks në portin e Vlorës, 1015 passgjerë erdhën sot në mëngjes