Meta e quan 'Ramaformë', shefja e ONM kundër presidentit: Deri tani Reforma në Drejtësi është në rrugën e duhur

Meta e quan  'Ramaformë', shefja e ONM kundër presidentit: Deri tani Reforma në Drejtësi është në rrugën e duhur

Shefja e misionit të ONM-së në Tiranë, Genoveva Ruz Calavera, ka hedhur poshtë me një fjali të gjitha pretendimet e presidentit Meta, i cili kohët e fundit reformën në Drejtësi e ka etiketuar si "Ramaformë". Nga Samiti i Poznanit në Poloni, shefja e misionit të ONM-së në Tiranë, Calavera ka vënë theksin se deri më tani puna po ecën në drejtimin e duhur dhe Shqipëria më në fund do të ketë organe gjyqësore të pavarura.

“Kjo ka për të qenë thelbësore: të keni një shtet ligjor funksional, të keni një sistem gjyqësor të pavarur. Nuk është më një çështje e negociueshme. Ne duhet të nxëmë nga mësimet tona. Prandaj jam shumë e lumtur që për shkak të popullit shqiptar dhe jo për shkak të politikanëve, për shkak të qytetarëve, ky ndryshim dramatik ka nisur në Shqipëri. Sepse kjo do të thotë që me këtë proces, që unë besoj se po shkon në drejtimin e duhur, ne do të kemi një gjyqësor të pavarur, Shqipëria do të arrijë në një pozicion fantastik, për të kapur kohën e humbur deri tani. Çdo vend duhet të gjejë mënyrën për të reformuar gjyqësorin. Nuk është e thënë që të jetë kaq dramatike sa e Shqipërisë, sepse problematika nuk është e njëjtë për çdo vend, por ju duhet të gjeni një mënyrë për të bërë reformën”, deklaroi Calavera.

Reforma në Drejtësi, është një nga fjalët kyçe që po përdoret më së shumti nga të gjitha palët politike, përfshirë këtu edhe presidentit në një kohë kur vendi ndodhet në një krizë politike dhe në pritje të një rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave me BE-së. Calavera ka vënë theksit se rezultatet do të jenë një pikë e rëndësishme që do të ndihmojë për dhënien e dritës jeshile nga BE, e ndërsa shtoi se në kohën kur sistemi në Shqipëri po tronditet, të gjithë politikanët do ta kuptojnë vlerën që ka respektimi dhe mbështetja e kësaj reforme.

“Këtë herë kur ne negociojmë anëtarësimin, ne kërkojmë një historik treguesish. Kjo do të thotë që ne duam të shohim që ligjet të zbatohen, duam të shohim njerëzit në burg, asetet e krimit të sekuestrohen dhe ne duam të kemi mjaftueshëm fakte/prova, jo vetëm ligje, për të demonstruar që sistemi është i konsoliduar. Vetëm mund të shpresoj që në Shqipëri, kur sistemi po tronditet, të gjithë politikanët ta kuptojnë vlerën e që ka respektimi dhe mbështetja e kësaj reforme”, u shpreh shefja e ONM-së.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ERP: 04/07/2019 19:05

    Reforma do quhet e forte kur KM, Ninistra a Drejtore te shkojne ne burg

    Përgjigju
  • Edi: 04/07/2019 16:54

    Opa Opa Opa ding dong

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg