Ilir Meta sqaroi se përse sipas tij ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve në këto momente janë të pavlefshme. "Iniciaitva në vetvete është antikushtetuese. Gjatë gjendjeve që kërkojnë marrjen e masave për gjendjen jashtëzakonshme nuk mund të ndryshohet kushtetuta. Asnjë rishikim nuk mund të merret kur janë vendosur masat e jashtëzakonshme. Nisma është propozuar në Kuvend jo vetëm në kundër rregullores por e kanë paraqitur në datë 15 qershor 2020, pikërisht në këtë datë Shqipëria ishte në gjendjen e fatkeqësisë natyrore të shpallur nga vetë Kuvendi, që përfundonte në datë 23 qershor. Ndërmarrja e nismës së këtyre deputetëve së frymëzuar nga kryeministri bie ndesh dhe është e pavlefshme".
Lajmi kryesor:
Meta kërcënon Ramën: Nëse ndalohen koalicionet s'e njoh kryeministrin që do dalë nga zgjedhjet e 2021 dhe do i drejtohem popullit












