Meta kërcënon Ramën: Nëse ndalohen koalicionet s'e njoh kryeministrin që do dalë nga zgjedhjet e 2021 dhe do i drejtohem popullit

TIRANE-Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se nëse kuvendi do të miratojë ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve nuk do të njohë kryeministrin që do të dalë nga zgjedhjet e vitit të ardhshëm. "Kushtetuta në nenin 96 njeh koalicionin e partive politike, kur sanksionon se presidenti në fillim të legjislaturës dhe kur vendi i kryeministrit mbetet vakant emëron kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive që ka shumicën në Kuvend. Ndryshimet e propozuara nëse vazhdojnë dhe miratohen do të krijojnë përplasje të fortë me këtë dispozitë që i njeh kompetencën presidentit për emërimin e kryeministrit që ta pranojë nga partia apo koalicioni që ka marrë shumicën e vendeve pas procesit zgjedhor" tha ai.

Ndryshimet që po tentohen që të bëhen në Kushtetutë, kreu i shtetit i cilësoi anti-kushtetuese, pasi nisma është ndërmarrë në periudhën që vendi ishte në gjendje të jashtëzakonshme. "Kushtetuta thotë se asnjë rishikim nuk mund të bëhet kur janë vendosur masat e jashtëzakonshme. Nisma është propozuar në Kuvend jo vetëm kundër rregullores por e kanë paraqitur në datë 15 qershor 2020, pikërisht në këtë datë Shqipëria ishte në gjendjen e fatkeqësisë natyrore të shpallur nga vetë Kuvendi, që përfundonte në datë 23 qershor. Ndërmarrja e nismës së këtyre deputetëve së frymëzuar nga kryeministri bie ndesh dhe është e pavlefshme".

Ilir Meta u shpreh se nuk e njeh nismën nëse do të miratohet dhe do të ndërmarrë të gjitha hapat për të frenuar. Por përveç atyre institucionale, ai kërcënoi se do i drejtohet sërish popullit si në datë 2 mars. "Që dikush të marrë guximin dhe të flasë në emër të popullit vjen nga marrëzia. Nuk ka asnjë diktator që nuk flet në emër të popullit, populli flet vetë. Cenohet Kushtetuta dhe integrimit. Nuk dëshiroj t'u them se cfarë do të bëj nëse të tjerët çmendem por unë do të bëj detyrën time me të gjithë popullin shqiptar, me të majtë, të djathtë dhe pa parti" tha ai.

Për të shmangur këto skenarë, Meta i kërkoi shumicës që të tërhiqet nga nisma dhe të miratojnë vetëm draftin e 5 Qershorit. "Shpresoj ta kuptojnë sot që të mos të jetë vonë për ata. Përmbyllja e reformës zgjedhore do të konsiderohej si kushti i parë i plotësuar. Iniciativa e shumicës për të ndryshuar kushtetutën e prish marrëveshjen e 5 qershorit dhe e zeron këtë arritje të Shqipërisë dhe dëmton edhe kredibilitetin e ministrit të jashtëm edhe si kryetar i OSBE-së (Edi Rama).

Propozimi për ndryshimet kushtetuese zeron përpjekjet. Palët t'i qëndrojnë marrëveshjes, kur për këtë janë investuar edhe SHBA, Britania dhe BE-ja. Këto ndryshime të njëanshme janë në kundërshtim me komisionin e Venecias. Ndryshime të sistemit duhet të nisin një vit para zgjedhjeve. Këtë qëndrim e ka mbajtur edhe zyra e OSBE-së që ka thënë se është shumë vonë" tha ai.

Një koment vlerësues, Meta e kishte edhe për n/ kryetarin e CDU-së, Wadephul, të cilin Edi Rama e cilësoi si mik të Lulzim Bashës dhe të njëanshëm që e nënçmon Kuvendin si të ishte noter. "Unë vetëm një herë e kam takuar, por nuk kam parë ndonjëherë ndonjë politikan europian të ketë aq shumë dokumente dhe materiale për Shqipërinë, është edhe jurist me profesion dhe ka disa kushtetuta të Shqipërisë në disa gjuhë. Nuk ka asnjë faj Bundestagu dhe as Europa. Është koha të heqim dorë nga provokimet dhe retorika shterpë, të reflektojmë" përfundoi Meta.

Ja përse rrëzohen dy argumentet kryesore të Ilir Metës
Neni 96 i Kushtetutës për koalicionet dhe momenti i ndërmarrjes së nismës për ndryshimet në ligjin themeltar të shtetit ishin dy argumentet kryesore tek të cilat Ilir Meta u mbështet sot për të kundërshtuar iniciativën për hapjen e listave.  Por cfarë thotë neni 96 pika 1? Në Kushtetutë thuhet se "Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend".

Ky përcaktim i referohet koalicionit paszgjedhjeve dhe jo atij parazgjedhjeve, sikur e interpreton kreu i shtetit. Një shembull, nëse pas mbarimit të zgjedhjeve parlamentare forca politike që ka marrë më shumë deputetë, por që nuk arrin që të formojë e vetme qeverinë është e detyruar për të gjetur formulën për koalicione për të siguruar numrin e mjaftueshëm të votave dhe më pas i drejtohet Presidentit për të dekretuar kabinetin e ri. Por Ilir Meta me apo pa qëllim sot e interpretoi ndryshe Kushtetutën. Por pavarësisht, kundërshtimeve të nismës nga opozita dhe Presidenti, partitë mund të grupohen dhe garojnë në koalicione, ashtu sikur ndodhi zgjedhjet parlamentare të 2017.

Argumenti i dytë i përdorur nga Ilir Meta ishte fakti që sipas tij nisma për ndryshimet Kushtetuese u ndërmorr (u dorëzua në 15 qershor) në momentin kur vendi ishte në gjendje të jashtëzakonshme nga COVID-i dhe për këtë shkak është e pavlefshme, pasi në të tilla rrethana nuk lejohet asnjë ndryshim i ligjit themeltar të shtetit.

"Gjatë gjendjeve që kërkojnë marrjen e masave të jashtëzakonshme, nuk mund të ndryshohet asnjë prej këtyre akteve: Kushtetuta, ligjet për zgjedhjet për Kuvendin dhe për organet e pushtetit vendor, si dhe ligjet për masat e jashtëzakonshme. Asnjë rishikim i Kushtetutës nuk mund të ndërmerret gjatë kohës kur janë vendosur masat e jashtëzakonshme" citoi Meta Kushtetutën.

Por, sërish interpretimi nuk është ashtu sikur e ka bërë Presidenti. Rëndësi nuk ka fakti kur është depozituar nisma në Kuvend, por momenti i votimit, pra që ndryshimet Kushtetuese të mos miratohen kur vendi ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme. Dhe aktualisht Shqipëria nuk është në gjendje të jashtëzakonshme. Pra dy argumentet e presidentit rrëzohen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:49
Hapja e listave, Meta kërcënon Ramën: Nëse çmendet do bëj detyrën time me popullin (VIDEO)

Ilir Meta kërcënoi se nëse Kuvendi do të miratojë ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave do i drejtohet popullit. "Mos u merrni me hapat e radhës së presidentit se për interesin e kushtetutës dhe vendit, cenohen rëndë, integrimi i vendit dhe garancia e unitetit kombëtar, që është kushtetuta, këto të dyja na bashkojnë ne sot. Nuk dëshiroj t'u them se cfarë do të bëj nëse të tjerët çmendem por unë do të bëjë detyrën time me të gjithë popullit shqiptar" tha ai.

Ora 13:38
Meta si opozita: Koalicionet të hiqen vetëm me referendum, thërritini mendjes

Ashtu si opozita, edhe Ilir Meta tha se vetëm me referendum mund të vendoset hapja e listave. "Duan ta heqin, ja ku është presidenti le të vijnë, edhe populli këtu është, më thonë nga 2 marsi shpërndaje, shpërndaje (parlamentin). Ti thërrasin mendjes, se koalicionet i ka vendosur populli shqiptar. Duan ta bëjnë pa koalicione ta vendosin në referendum. Nga ana ime nuk ka asnjë pengesë, por le të vendosë populli. Sovraniteti i takon popullit".

Ora 13:30
Meta: Hapja e listave tani e pavlefshme, nisma në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme (VIDEO)

Ilir Meta sqaroi se përse sipas tij ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve në këto momente janë të pavlefshme. "Iniciaitva në vetvete është antikushtetuese. Gjatë gjendjeve që kërkojnë marrjen e masave për gjendjen jashtëzakonshme nuk mund të ndryshohet kushtetuta. Asnjë rishikim nuk mund të merret kur janë vendosur masat e jashtëzakonshme. Nisma është propozuar në Kuvend jo vetëm në kundër rregullores por e kanë paraqitur në datë 15 qershor 2020, pikërisht në këtë datë Shqipëria ishte në gjendjen e fatkeqësisë natyrore të shpallur nga vetë Kuvendi, që përfundonte në datë 23 qershor. Ndërmarrja e nismës së këtyre deputetëve së frymëzuar nga kryeministri bie ndesh dhe është e pavlefshme".

Ora 13:30
Listat e hapura, Meta: S'i njoh, kanë dy vite që më provokojnë të lë Presidencën

Ilir Meta tha se nuk do të njohë ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve. "U bëj thirrje të gjithëve për reflektim, do të ushtroj të drejtat e mia për të zhvlerësuar një akt të tillë të paprecedentë, nuk do të njihet nga presidenti'. I pyetur se përse kërkon votimin e paktit të 5 qershorit me 84 vota, kur njeh vetëm 82, ai tha "Kuvendi ka vetëm 82 deputetë legjitimë. Ju kërkoni perfeksion kushtetues, ligjor, procedural nga presidenti që ka qenë dhe mbetet shembulli më i mirë i respektimit në frymë dhe gërmë të kushtetutës së Shqipërisë dhe kërkoni ta vendosni presidentin në një situatë jo perfekte, duke harruar se ka qenë kundër djegies së mandateve. Kam qenë në Gjermani, se po të ishte këtu nuk do të ishte ky parlamenti, bravo u qoftë e bënë fakt të kryer". "Ndryshimet mund të bëhen vetëm me dakordësi totale me 140 vota, sikur ishte presidenti kryetar Kuvendi' tha Meta. Gjithashtu ai u shpreh se "Presidenti ka dy vite që provokohet për ta lënë edhe këtë institucion".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • presley fiona: 06/02/2021 17:27

    Kjo është një dëshmi shumë e habitshme, unë dua që të gjithë të bashkoheni me mua në falënderimin e magjisë së dashurisë Kiriji pasi ai është me të vërtetë një njeri i fjalëve të tij. Unë kam qenë i thyer në zemër për shumë vite, çdo njeri që më afrohej përfundoi kurrë duke më marrë seriozisht, pasi përvoja ime e fundit me njeriun që më zhgënjeu si zakonisht, fillova të kërkoj një zgjidhje për t'i dhënë fund problemit tim, atëherë kolegu im në punë prezantoi mua në tempullin e dashurisë së Madhe Kiriji, atëherë e kontaktova atë përmes adresës së tij të postës elektronike; [email protected], ai mori disa ditë para se të më përgjigjej dhe kur ai e bëri, unë u udhëzova se çfarë të bëja para se të lirohesha nga skllavëria shpirtërore, unë bëra gjithçka që tha ai, dhe sot jam i lumtur me burrin tim. Burri që më hodhi pa asnjë arsye tani u kthye tek unë brenda 3 ditësh. Ai gjithashtu ndihmoi kolegun tim për të sjellë burrin e saj kur ata u divorcuan. Ky është informacioni i tij i kontaktit; kirijilovespell @ gmail.com, mund ta kontaktoni edhe përmes numrit të tij whatsapp; +23490201168697

    Përgjigju
  • Mala: 17/07/2020 10:46

    Po kush te njeh ty ore! Per cilin popull po flet ore!kur vepron e punon vazhdimisht ta perbaltesh e ta poshtrosh deri ne injorim.Vertet populli duron sa nje mal me bore.

    Përgjigju
  • raul: 17/07/2020 08:11

    po ku bere kaq trim ti mor Habib Burgiba I tunizise te mos njohesh kryeministrin , nuk ke aq zemer, dhe ne mitingin e 2 marsit vetem frike shperndave , dole me ca horra te importuar nga Bojken abazi nga kosova dhe ca militante te pd leshleis dhe me vellezerit hajdute Budina doje te mbroje kushtetuten. je njeriu me i urryer ne shqiperi.

    Përgjigju
  • AltinTop: 17/07/2020 01:03

    Cdo dite e me Blu e ka kostumin ky....

    Përgjigju
    • Vangjel: 17/07/2020 08:48

      Ky plehra president eshte me pd-n ne keto zgjedhjet nga fryn era kthen by**en

  • Iris: 16/07/2020 23:58

    Z.Meta mos u nxito,po sikur zgjedhjet ti fitoje Monika pa koalicion ,nuk do ta njohesh ate si kryeministre?!Po sikur Monika te dale e para por do ti duhet te krijoje koalicion post-zgjedhor per krijim qeverie se s'ka tamam numrin,prape nuk do ta njohesh?! Per mendimin tim koalicionet para-zgjedhore nuk jane te mira pasi nxjerrin fitues fallso.Me ne fund secili do vleresohet per sa I vlen lekura ,pa ndihma e paterica.

    Përgjigju
  • Genti: 16/07/2020 23:05

    Te hiku partia o like kolicioni nuk dot te jet ma banu nje parti te gjith pd!!!!! Je msue ti tjau fut gjithve por ky ta . rasi

    Përgjigju
  • Tosi: 16/07/2020 19:39

    Se shpejti leshilikes do dale me nje deklarate per interpretimet kushtetuese nga e pashkolluara, trularaska, shalepiprra, sygerdoqja,Kejdi dhembcakallja me shkolle te mesme.

    Përgjigju
  • leone: 16/07/2020 18:23

    Pse kush tha qe do te te kerkoje ty njeri te njohesh kryeministrin e vitit 2021? Ti do jesh ne burg or mafjoz me koke te madhe dhe te shemtuar!Ditet i ke te numeruara.Kryeministrin e ri do e firmose e dekretoje presidenti i ri,i zgjedhur nga parlamenti i ligjshem qe do te ta pecelloje mire ate bythen e pegere qe ke or i poshtri i dynjase!Ti qofsh qe megjithese gjithe shqiptaret tallen gjithe diten me ty dhe te bejne mut me komentime dhe ke akoma surrat te qendrosh atje e te merresh gjithe diten duke lobuar kunder vendit e ketij populli qe te ben pacet gjithe diten!

    Përgjigju
  • nik: 16/07/2020 18:14

    DERRRR SKRAPARII

    Përgjigju
    • Nik Pepa: 17/07/2020 00:18

      Mos ofendo derrat?

  • TOM: 16/07/2020 18:07

    Po kush ja vari popudhit ne qaf kyt funderin, kush e don kyt a do arrij ta kuptoj ndoj her, perse rama e de shkarkon e thjesht nuk jan isoj por kan vjedhur te gjith popudhin, perse vadh ky popudh qenka kaq injorant me pafuyyrsi me dalin ne shesh perse te mbtoj nje hajdut kaq te rrezikshem , mjaft u beme qesharak e nuk ngrihemi si popudh vetem kur na nxierr partia per zhelesh, as zoti mos te lere meshir per ne deri ta kuptojm te verteten, nje popudh kur cohet ne kem esht i fuqishem! Lavdi mendje ndriturve rrofshin e qofshin injorantet e batakcite ne kopshtin e plehrave!!!!

    Përgjigju
  • Pyka: 16/07/2020 17:42

    Ore ky hajduti,pse është legjitim??hahaha..ky hajdut dhe rrugaç ,paska kaluar ylberin...hahaha....megjithate..u them kokepalareve,mos te çajne bythe,se janë te gjitha lojra..kemi 30 vjet që i degjojme keta te korruptuar...po ndajnë zonat e influences....ky hajduti po nuk beri shqiponjen,nuk e besojme..hahahahi

    Përgjigju
  • Malokeria: 16/07/2020 17:41

    E çfare mut presidenti i ka rene per pjese ketij vendi e ketij populli te vuajtur. Po mjaft me o hale e mbajte peng kete vend me makuterine e hajduterine tende familjare. I paste drite shpirti Namik Hotit kur thonte se nuk zbret maloku nga kali pa e vrare.

    Përgjigju
    • Alb: 16/07/2020 20:11

      Ket na e boni dhurate ky idioti qe na ka ra me na qeveris.

  • Une: 16/07/2020 17:21

    Rralle here bashkohen te gjithe komentuesat ne nje mendim qe Meta eshte president i paafte edhe qesharak

    Përgjigju
  • POPULLI: 16/07/2020 17:11

    I ka ardhe lajmi se shkarkimin e ka te sigurte nga parlamenti , prandaj po sulmon dhe perpelitet se mund te gjej nje vrime per te shpetuar

    Përgjigju
  • vjollca: 16/07/2020 17:10

    Jam dakort me opinionin e cecos me bicak..

    Përgjigju
  • qytetari: 16/07/2020 17:10

    Nuk e kuptojme perse e lini te lire akoma kete.. ose jeni te gjithe njesoj

    Përgjigju
  • Populli: 16/07/2020 17:07

    Sa here i djeg bytha i drejtohen sovranit.. O popull sa gjera behen ne emrin tend

    Përgjigju
  • dritero: 16/07/2020 16:55

    RRI urte o qelbesire se do ta shtypim ate koken e madhe ,,,populli do lista te hapura,,,,hajdut i qelbur,,,nuk ke faj ti ,,,faj ka EDI RAMA QE TE BERI PRESIDENT,,KUR DUHEJ TE ISHE NE BURG PER MIJERA VJEDHJE DHE AFERA KORRUPTIVE.PTU,PTU,PTU,PTU,,RRACE E POSHTER MALOKU.....///

    Përgjigju
  • Lupen: 16/07/2020 16:48

    Ti mund edhe ta quash veten president por ti nuk je me shum se nje lopcar fshatar i skraparit dhe popullin mos e permend o president curv.

    Përgjigju
  • Lavire Monik: 16/07/2020 16:41

    Po cpate i lo** e? Ndoshta dal zne Karministre a ndishta Nard Noka?

    Përgjigju
  • Ceco me bixhak: 16/07/2020 16:39

    Ti o kokelope Skrapari duhet te ripesh i gjalle me bixhak te te hedhi populli kripe ne lekure e pak e ke o hajdut o familje mafioze o langaraq

    Përgjigju
  • O tej: 16/07/2020 16:37

    Filloi bajga te mbaje ere

    Përgjigju
  • YYY: 16/07/2020 16:07

    Sa me shume tolerohet nje njeri i lig si IM, aq me shume kosto do prodhohen per vendin. Ky kurre nuk do jete dakord me azgje me pak se marrja e pushtetit nga Mona+Luli.

    Përgjigju
  • Populli: 16/07/2020 15:30

    Ik o plehre se ska popull qe te mbeshtet ty dhe hajduten tende

    Përgjigju
  • spak usa eu: 16/07/2020 15:19

    me vejen peshtire qe ky hajdut i korruptuem , nje kellire e bazhibuzuk qendron ne krie te presidences duke e dite qe ai sla gje pa bere me droge , krime korrupzion e pislleqe nga me te shumtat , fajin e ka ai qe e ka vene kete kellire ne krie te Albanistanit phyy qen me dy fytyra zoti marrte hak tek ti dhe ata qe te kane vene aty

    Përgjigju
  • Flori: 16/07/2020 15:13

    Mbylle gojen o palaco,,o qen i skraparit,,se do te vijme ne presidence dhe do te terheqim zvarre neper bulevard,,plehre,,ne populli duam lista te hapura ,,,qe te dime se cilit i jaoim voten,,edhe me referendum populli do votoje per listat e hapura....

    Përgjigju
  • XXXX: 16/07/2020 15:09

    populli ty te don te pjekur ne hell o legen burrë.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 16/07/2020 14:56

    Na bej nje nder o shqiptarja.com:Mos na telendisni me kete shpirtm*t,mafioz@vrases dhe i peshtirë si njeri,si politikan,si president. Ky eshte per ne gjykate,ju na e reklamoni si kryetar shteti. Ky eshte turpi shqiptar i zgjedhur e votuar nga RilindjaRamaRuçi (RRR).

    Përgjigju
  • ola: 16/07/2020 14:44

    i pari per mos u njoft je ti o hajdut me ze dhe figure!!!

    Përgjigju
  • redi: 16/07/2020 14:24

    Rama po I pergjigjet popullit qe kerkon lista te hapura.Po ju kujt populli do i drejtoheni ne rast aprovimi te kodit zgjedhor ?Popullit te opozites po dhe eshte e natyrshme ,se ju nuk perfaqesoni popullin shqiptar por Ed Ramen qe ju zgjodhi. Po te duash te provosh se sa te don dhe vlereson populli ,jep doreheqe dhe kerko nga kuvendi qe presudenti te mos jete produkt ii pazareve te pista ,por sic thote kushtetuta simbol i unitetit ka mbetar dhe te zgjedhur dhey direkt nga populli . Ju mund te ngrini qundra dhe mijera opozitar por kurre shumicen e shqiptareve qe vkeresimin e japin demokratiksht me ane te votes

    Përgjigju
  • lajmi: 16/07/2020 14:24

    O Like cke mooo?? Ke frike?

    Përgjigju
  • Tirona: 16/07/2020 14:23

    Ja ky eshte nje nga figurat e atye ishtudenteve te para 30vjeteve qe pa pasur asnje dite pune eksperience , eksperienca e tij ka qene vetem bledhjet e organizatave te rinise qe drejtoheshin nga komunistat,kapen majat e politikes dhe te shtetit shqiptar dhe nga paftesia e tyre lindi korupsioni dhe vjedhja qe bene keta sharlatane duke e shkateruar kte vend te begatshem. Nese do te jesh president deri ne zgjedhjet e ardheshme, kryeministrin do ta njohesh, se Ceco ka Bicak,dhe Bicaku jane votat e popullit qe do mari ai kryeminister.

    Përgjigju
  • ERP: 16/07/2020 14:17

    Kush te pyet ty?! Akoma s'je shkarkuar e te perballesh me nje gjykate te vertete ti?!

    Përgjigju
  • BBC: 16/07/2020 14:12

    Ik or beqir hajdut skrapari se na mbete neper kembe, kellire

    Përgjigju
  • Lleshi: 16/07/2020 14:11

    Pi kur tee shkohet ne restorant dhe kafe duhet te hiqet maska sew skena si me pi kafen??? Vendimi eshte ok po pronaret nga qe duan te futon W shume I bejne tavolinat ngjitur me njera tjetren pa distance kane marre shembull nga pallatet qe jane pa distance hahah pi me qe ra fjala pi nga ato nuk do prishen se nuk kane fare distancen e duhur pallati nga pallati duhen pare mire te gjitha na u zu fryma

    Përgjigju
    • maska: 16/07/2020 18:07

      o llesho esht artikulli per te nderuarin presidentin tone qe mos e kapte diten e neserme.artikulli per maskat duhet te klikosh te linku brenda kuadratit o llesho hahaha

  • I pa cipi: 16/07/2020 14:04

    Ik ore bej shuren pusht....kujt ja shet ato ti skizofren yt far e cmendur tradhetar hajdut fatkeqesia me e madhe per shqiperin ... Kush te pjerdh ne eu ty qen...luan burin e shtetit patushtina ...hajd boll talle b...e moren vesh guret e druret kush ini ne te vertet....rames nuk i vini as te maj e thoit ..plera

    Përgjigju
  • Liu: 16/07/2020 13:58

    Shume qesharak Presidenti.

    Përgjigju
  • ben: 16/07/2020 13:58

    Kryetari opozites,d.m.th. Presidenti,po nxjerr sebepe koti,po behet me qesharak sec eshte,megjithese nuk ka tager te vendose,por e ndjen lageshtiren, qe LSI-ja do shkoje tek drute dhe PD-ja, jalla i merr 30 deputete.

    Përgjigju
  • REDI: 16/07/2020 13:52

    IK O MULLAH LIKJA, A SE KUPTO SE JE BO SI PATATE KUKSI?

    Përgjigju
  • Tosi: 16/07/2020 13:51

    Po kete mendim per listat e hapura ka dhe strateg'ja nderkombetare, nderplanetare, leshelike, kozmike me shkolle te mesme Kejdi dhembcakallja qe kakaris neper ekrane tip cim pordha me cipin qe i ka vene ne koke Nafije dybeku i leshelise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?