'Presidenti', vendoset zgjatja e komisionit hetimor me dy muaj/ Alimadhi: Nuk duhej të ekzistonte

TIRANË- Me 7 vota pro dhe 2 kundër, është miratuar kërkesa për shtyrjen me dy muaj të afateve të punimeve për Komisionin Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta. Kjo kërkesë tashmë do t'i kalojë kuvendit, për miratim në seancën e datës 3 tetor. Dy deputetët që votuan kundër ishte Halit Valteri dhe Adriatik Alimadhin, me këtë të fundit që tha se Komisioni Hetimor nuk duhej të ekzistonte sepse sipas tij kreu i shtetit nuk ka marrë një vendim që ka sjellë pasoja të rënda për vendin.

Kërkesa erdhi për shkak se konkluzionet e komisionit të Venecias do të dalin më 12 tetor, disa ditë pas mbylljes së afatit ligjor të strukturës hetimore që është data 8 tetor.

Ndërkohë bëhet e ditur, se ditën e sotme, kreu i shtetit i ka dorëzuar këtij Komisioni dokumentin që dispononte për çështjen e djegies së parlamentit në protestën e opozitës më 8 qershor, por nuk është paraqitur anëtarëve të saj duke qenë se një pjesë e tyre nuk janë pajisur me certifikatë sigurie. Ndërkohë më herët, ai ka publikuat raportin 55-faqësh që do të përdorë para Komisionit të Venecias për të argumentuar vendimin e tij për të anuluar dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:39
Miratohet kërkesa për zgjatjen e komisionit hetimor me dy muaj (VIDEO)

Miratohet kërkesa për zgjatjen e komisionit hetimor me dy muaj. Dy deputetët Adriatik Alimadhi dhe Halit Valteri votuan kundër.

Ora 10:19
Komisioni hetimor/ Alimadhi: Të thirren të gjithë krerët e institucioneve nga ku kemi marrë informacion (VIDEO)

I pari që mori fjalën ishte deputeti Adriatik Alimadhi. Ai ka kërkuar që ky komision të ndalojë punimet, pasi sipas tij nuk ka elementët e duhur për të hetuar Presidentit Ilir Meta.

"Ky komision nuk duhet të ekzistojë më se nuk ka elemntët e duhur për të hetuar presidentit. Nuk kemi të bëjmë me shkelje të rëndë që fajëson presidentin Ilir Meta se nuk ka marrë një vendim që prek interesat e vendit", tha Alimadhi.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mira: 18/09/2019 13:16

    Jeni te gjithe mashtrusa jeni te gjithe hajtuta jeni te gjithegenjeshtar prandaj nuk e shkarkoni presidentine mjere populli me ju

    Përgjigju
  • Ali: 18/09/2019 11:12

    O Ali Ka*i i Kar-avastas, te krijosh Precedent ne Ballkan me mosfutjesh ne zgjedhje, thirrje per mos njohje institucionesh dhe mos bindie civile, mbeshtetur ne "paanesine" e "sovranit", jo jo , nuk ka asnje shkelje ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale