Meta i jep Dekoratën e Artë të Shqiponjës, Hamit Dollanit, luftoi kundër pushtuesve krah Mujo Ulqinakut

TIRANË - Me rastin e 75-vjeçarit të  75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, Presidenti Ilir Meta vlerësoi me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Hamit Dollanin, një nga dëshmorët e parë të rezistencës sonë Antifashiste, i cili ra heroikisht në luftë kundër pushtuesve, përkrah simbolit të qëndresës, Mujo Ulqinaku, në Durrës më 7 prill 1939.

"Si një nga bijtë e thjeshtë të këtij vendi, të cilin ndërgjegjja kombëtare dhe atdhedashuria e dërgoi në llogoren e parë të luftës, Hamit Dollani ishte një nga dëshmorët tanë të parë që sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë, jetën, për të mbrojtur pavarësinë dhe lirinë e Shqipërisë. Ndaj ne, sot, përulemi me respekt dhe mirënjohje përballë sakrificës së tyre sublime. Sepse pa këtë sakrificë, e cila frymëzoi Luftën Anti-Fashiste Nacional-Çlirimtare, rrezikohej vetë ekzistenca e shtetit dhe e kombit tonë më pas. Kjo histori nuk duhet harruar kurrë! Është një histori guximi dhe trimërie, qëndrese dhe liridashëse, e cila duhet t’i bëjë krenarë edhe brezat që do të vijnë. Falenderoj në veçanti Shoqatën Atdhetare Kulturore “Gramshi” për propozimin e dekorimit të kësaj figure patriotike të shquar, si Hamit Dollani", shprehet Presidenti.

G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rritet gjoba për celularin dhe drejtimin e makinës në gjendje të dehur! A jeni dakord me ashpërsimin e Kodit Rrugor?

Komento