Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se Ilir Meta nuk mund të shfuqizojë zgjedhjet e 30 qershorit. Ai tha se kërkesa e tij është njësoj si t'i shkruash një letër një pëllumbi me shpresën se do ta marrë Zoti.
"Është e pamundur. Jurisprudenca që një akt i pavlefshëm është i pazbatueshëm. Është njësoj si të shkruash një letër dhe t'ia japësh një pëllumbi me shpresën se do ta marrë Zoti dhe të të plotësojë dëshirat. Ky është edhe akti i presidentit. Ky është akti i fundit i mbylljes së një cikli që nga 2016, kur Meta ishte me ne në qeveri. Asokohe me ne ishte në qeveri por me shpirt kundërshtonte reformën në drejtësi. Prej asaj kohe ne jemi përballur me një aleancë politikanësh të korruptuar. Filloi në 2016 kur SHBA dhe BE i morën prej vesh dhe i sollën në Kuvend dhe votuan reformën në drejtësi. Në shkurt erdhi përpjekja tjetër për të shkatërruar parlamentarizmin duke dorëzuar mandatet por edhe kjo dështoi se sot në Kuvend më shumë se tre të katërtat e deputetëve të opozitës janë në parlament. Parlamenti është edhe funksional si në kuotën minimale edhe në atë maksimale. Dua ta them troç se zgjedhjet e 30 qershorit nuk i luan as topi, jo më Ilir Meta. Zgjedhjet nuk mund të lëvizin. Më 30 qershor këtu do zhvillohen zgjedhje normale", tha Balla.
Lajmi kryesor:
Balla: 30 qershori nuk lëviz! Aleatët e Bashës: Meta bëri atë që i kërkuam ne
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3184
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhanë vendimin e 30 qershorit, Meta kërkesë KPA-së: Nisni hetimin disiplinor për Fiona Papajorgjiin dhe anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese
26 Janar 2022, 10:27
-
KQZ dijeni vetëm për 3 bashki pa kryetarë, Meta letër Kryeministrisë: Kërkoni zgjedhje të parakohshme, por s’më informoni zyrtarisht! 2 pyetjet që duhet të më përgjigjeni sa më shpejt
17 Janar 2022, 13:28
-
Nga 'fati' i Metës në Kushtetuese, te akti final i 'betejës' në PD apo zgjedhjet e parakohshme në 6 bashki! 5 ngjarjet 'e nxehta' që priten në arenën e politikës gjatë vitit 2022
2 Janar 2022, 14:32
-
Meta kundërshton Kushtetuesen për zgjedhjet vendore? PS: Kjo punë ka marrë fund, morën mësimin e duhur! Fitoi e drejta e shqiptarëve për të votuar
9 Dhjetor 2021, 11:46
-
Skënder Minxhozi: Me ose pa Kushtetuese, presidenti nuk ndryshon
7 Dhjetor 2021, 19:20
-
Zgjedhjet e 30 qershorit, Presidenca: Gjykata Kushtetuese i zhgënjeu të gjithë me vendimin, nuk i dha zgjidhje përfundimtare çështjes, por ia la politikës
7 Dhjetor 2021, 17:11
-
Votimi/ Gruaja e Andi Bejtjas sfidoi ‘Venecian’ dhe doli në krah të Metës, e vetmja në Kushtetuese që kërkoi përmbysjen e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019
6 Dhjetor 2021, 16:20
-
Zgjedhjet lokale legjitime, Kume: Gjykata Kushtetuese ktheu opinionin e 'Venecias' në vendim të saj! Duhej të krijonte mekanizma për të mos u përsëritur 30 qershori
6 Dhjetor 2021, 13:16
-
Rrëzoi kërkesat për jo kushtetuetshmëri të zgjedhjeve lokale, Kushtetuesja zbardh vendimin: Nuk është në juridiksionin tonë! Voltana Ademi s'na vinte dot në lëvizje
2 Dhjetor 2021, 15:34
-
Po diskutoni për emër të ri Presidenti? PS: Meta është i shkarkuar nga Kuvendi por deri sa të shprehet Kushtetuesja është në detyrë
5 Nëntor 2021, 12:51
-
Skenari/ Meta pret Berishën të rrëzojë Bashën që të dekretojë zgjedhjet në 7 bashki?!
3 Nëntor 2021, 22:53
-
Ylli Pata: Çfarë parashikon shpallja e 'Venecias'-armik nga avokati i Ilir Metës?!
3 Nëntor 2021, 17:28