Ftesa e Ramës për Bashën/ Meta: E sinqertë si ajo e 17 majit, nëse duan koalicion PD-PS ta shpallin tani! PS skenar për të ndërhyrë në njësinë ku do votohet elektronikisht

TIRANË- “Të sinqertë si ajo e 17 majit”, e cilësoi presidenti Ilir Meta ftesën që Edi Rama i bëri një ditë më parë në Report Tv kryedemokratit Lulzim Basha. Kjo marrëveshje konsiderohet nga kreu i shtetit si “e fshehtë”, ndërsa paralajmëroi që nëse e kanë në plan një veprim të tillë, ta deklarojnë para 25 prillit, që në fund të jetë populli ai që do të vendosë. Kjo ftesë duket se ka trembur Ilir Metën, i cili tentoi të sfumojë fuqinë elektorale të dy partive të mëdha PS-PD duke thënë se edhe sikur të bëhen bashkë, ato munden nga anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi i cili garon si kandidat i pavarur në Tiranë.

Duke rikujtuar qytetarët se presidenca ka hapur një institucion paralel për të monitoruar zgjedhjet, bëri publik denoncimin e parë ku tha se PS po tenton që të ndërhyjë në KZAZ në njësinë nr.10 në kryeqytet, ku do të aplikohet për herë të parë votimi dhe numërimi elektronik. Meta foli edhe për një skenar për të vjedhur vota në Vlorë, por i paralajmëroi “se Vlora ka burra e gra pushke” që nuk do e lejojnë një gjë të tillë.  

Këto deklarata, Meta i bëri pas denoncimit, ku sipas tij në qarkun e Korçës po kryhen krime zgjedhore, ndërsa i paralajmëroi se kush prek votën do ta ketë vendin në burg (jo më prerje dore). Kreu i Shtetit tha se persona me rekorde kriminale në zonat me pakica kombëtarë maqedonase në Korçë janë pajisur me dokumente identifikimi, të personave të pastër nga ana ligjore, në mënyrë që të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit me identitet të rremë. 

Me ironi ka komentuar edhe çështjen e "patronazhimit", ku tha se atë e kanë marrë në patronazh "500 fuksa". 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:43
Bashkë më Berishën? Ilir Meta tregon si do i shpëtojë zgjedhjet: 'Qytetari dixhital” është vigjilent, kemi edhe ne 'çimka patriote'

 

Në konferencën e sotme për shtyp Presidenti i Republikës, Ilir Meta teksa përsëriti deklaratat e forta se zgjedhjet janë në rrezik, në fund tregoi edhe mënyrën se si do t'i shpëtojë zgjedhjet.

"Presidenti ditën e zgjedhjeve do të jetë në terren. Është në komunikim me të gjithë qytetarët online. “Qytetari dixhital” është vigjilent, non-stop, 24 orë në 24, kështu i zbulojmë ne skenarët... Ka edhe çimka patriote...", tha Ilir Meta.

Nuk e dimë nëse Presidenti këtu rrëfen aleancën dhe bashkëpunimin me Sali Berishën për 'misionin' që ai thotë se i ka vënë vetes në mbrojtje të zgjedhjeve por e sigurt është që 'qyetari dixhital' është një 'aleat' i Berishës që prej kohës kur shqiptarët e nxorrën në opozitë.

Ora 14:44
Databaza e të dhënave personale, Meta: E kam në celular emrin, Presidentin e kanë në patronazh nja 500 fuksa

1618489026_78.jpg

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka folur për databaza e të dhënave personale, ku ka komentuar me ironi duke thënë se e kanë në patronazh ‘’500 fuksa’’.

‘’E kam atë, se e kam në celular, e përqafoj. Presidentin e kanë në patrnoazh nja 500 fuksa.’’- tha Meta.

Ora 14:42
Meta-Gjiknurit: Në Vlorë ka burra pushke, skenari i tyre është përvëluar!

1618488883_4.jpg

Presidenti Ilir Meta ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj mazhorancës, me në krye kryeministrin Edi Rama dhe Damian Gjiknurin, si përfaqësues i PS në Vlorë.

“Se ç’po bën numri 8 në Vlorë, unë nuk e di. E di që kishte një skenar për të marrë 9 pa ndeshje fare, ky skenar është përvëluar dhe djegur. Për këtë kam njoftuar dhe përfaqësuesit e opozitës. Doni provë më të madhe se biseda telefonike para pak ditës, ku Damiani u inkurajua për të bërë dhe një tërmet tjetër në Vlorë. Por atje ka burra pushke, kur bëhet fjalë për sovranitetin. Ju e kuptoni se cfarë mund t’iu bëjnë këtyre vagabondëve vajzat dhe grave shqiptare, sepse ata janë mësuar me çimka, janë dënuar dhe jashtë për trafikim vajzash. Presidenti as nuk i shet, as nuk i trafikon kurrë, por do mbrojë identitetin e vajzave dhe grave shqiptare. Këtë ta dijë ai dhe guruja i tij. Nesër e njoftoj Damianin se jam në Vlorë prapë. Është i ftuar të vijë, po ja bëj këtë favor. Skenari është përvëluar, nuk ekziston më. Unë do të jem në Vlorë edhe ditën e numërimit, ta dinë të gjithë. Nëse kanë marrë lekë, le t’i mbajnë, por të kenë mendjen në mësim”, tha Presidenti Meta.

Ora 14:27
Meta: PS skenar për të ndërhyrë te njësia nr.10 ku do të votohet elektronikisht! Zero interes për LSI e Vlorës dhe të Shqipërisë

1618489424_7.jpg

Presidenti Ilir Meta flet për skenarë me qëllim blerjen e votave. Madje ai ka shkuar edhe më tej duke thënë se PS ka skenar për ndërhyrje në njësinë nr.10 ku pritet që të votohet elektornikisht.

“Zero interes për LSI e Vlorës dhe Shqipërisë, interesi më i madh për të mos lejuar provokimin e Vlorës se Vlora ndizet dhe ju e dini se çfarë ndodh, i ftoj qytetarët e Vlorës të jenë të qetë, të denoncojnë te Presidenca, siç kanë denoncuar, ka skenar dhe për ndërhyrje në njësinë numër 10 te votimi elektronik, pra ka shumë, siç është rrëmbimi i të dhënave personale të shqiptarëve për fuksat e mavisë. Në 25 prill do triumfojë referendumi në mbrojtje të Kushtetutës dhe triumfi do të nisë nga Vlora”, tha Meta.

Ora 14:26
Meta: Në Korçë është vjedhur ID i shqiptarëve për shtetas maqedonas me rekorde kriminale,  mund të përdoren në zgjedhje! Kush prek votën e ka vendin në burg (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se në Korçë u janë vjedhur identitete i shqiptarëve për shtetas maqedonas me rekorde kriminale, janë pajisur dhe me pasaportë, mund të përdoren në zgjedhje. Ai tha se kjo çështje do të hetohet dhe se kushdo që falsifikon dhe të prek votën do të ketë vendin e burg.

"Në Qarkun e Korçës, në disa bashki që janë të banuara kryesisht nga komuniteti i pakicës kombëtare maqedonase, shtetas me rekorde kriminale, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, apo të përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe të kërkuar ndërkombëtarisht, janë pajisur me pasaportë dhe dokumente identifikimi nga autoritetet vendore atje, jo me të dhënat e tyre, por duke përdorur të dhënat e identitetit të personave të tjerë të cilët nuk kanë probleme me ligjin. Pra shtetas të huaj apo dhe shqiptarë janë pajisur me dokumente identifikimi të lëshuara nga gjendja civile shqiptare duke vjedhur identitetin e shtetasve shqiptarë me kombësi maqedonase, pa dijeninë e këtyre të fundit.

Këta persona, pas pajisjes nga shteti shqiptar me dokumente identifikimi, kanë vijuar me ndjekjen e procedurave edhe pranë shtetit të Maqedonisë së Veriut, e për shkak të mbajtjes së dyshtetësisë së personit që i është vjedhur identiteti, janë pajisur edhe atje me dokumente identifikimi dhe kanë vijuar lëvizjen e lirë për t`iu fshehur autoriteteve të ndjekjes policore apo të zbatimit të ligjit ndërkombëtar. Nga ajo që është bërë publike Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, (Ministri i Brendshëm) janë shprehur se kanë zbatuar ligjin në lëshimin e dokumenteve duke mos mbajtur përgjegjësinë për falsifikimin apo rrëmbimin e identitetit të shtetasve shqiptarë në Republikën e Shqipërisë, përmes dokumenteve zyrtare të lëshuara po nga ana e institucioneve shqiptare.

Ky rrjet dhe kjo veprimtari e paligjshme është zbuluar në disa vende europiane.  Çështja, që ka marrë përmasat e një skandali institucional dhe është bërë objekt debati publik në Maqedoninë e Veriut dhe nga të dhënat e bëra publike nga autoritetet atje, duket qartë se origjina e këtij fenomeni rëndon pjesërisht edhe ndaj autoriteteve përgjegjëse në Republikën e Shqipërisë dhe kjo është baza e shqetësimit tim.

Disa prej personave të identifikuar si pjesë e këtij rrjeti të pajisur me dokumente të falsifikuara në shtetin fqinj, janë pajisur fillimisht me dokumente identifikimi shqiptare në Bashkitë Korçë, Pustec dhe zyrat përkatëse të gjendjes civile apo të prodhimit të dokumenteve të identifikimit në këto bashki.

Linja e veprimeve të paligjshme mund të ngjitet edhe në nivele qendrore, deri në përfshirjen e punonjësve, apo të individëve brenda institucioneve të tjera si, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, zyra e legalizimeve në Ministrinë e Punëve të Jashtme,  organizata jo fitimprurëse që veprimtarinë e tyre e lidhin me fushën e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së pakicave kombëtare.

Në Maqedoninë e Veriut, janë arrestuar disa funksionarë shtetërorë, policë dhe hetimet po vijojnë!

Nuk më shqetëson vetëm hedhja e idesë në publik dhe në arenën ndërkombëtare, përballë partnerëve tanë strategjikë, sidomos në fushën e sigurisë, se në Shqipëri çdokush mund të pajiset me dokument identifikimi e të lëvizë lirisht, pavarësisht se është në ndjekje apo në kërkim ndërkombëtar.

Por si President i Republikës, në veçanti në këto momente, përpara zgjedhjeve mjaft të rëndësishme dhe historike të 25 prillit, kam shqetësimin se, nisur nga situata e krijuar dhe faktit se krimi zgjedhor në Shqipëri është një fenomen që ka bashkëpunëtorë dhe autorë të niveleve më të larta,  veprimi kriminal i vjedhjes së identitetit të një shtetasi shqiptar, mund të jetë shndërruar edhe në një mekanizëm lehtësisht të shfrytëzueshëm nga elementë kriminalë këtu në Shqipëri, me qëllim ndërhyrjeje në procesin zgjedhor, përmes votimit të një personi disa herë, me mjete të ndryshme identifikimi të marra në këtë mënyrë, pra të vjedhura, duke votuar dhe në emër të emigrantëve që nuk kanë mundësinë të vijnë në atdhe për të ushtruar të drejtën e votës", tha Meta.

Ora 14:22
Ftesa e Ramës për Bashën/ Meta ironi: E sinqertë si ajo e 17 majit, nëse duan koalicion PD-PS ta shpallin që tani

1618488940_Screenshot1.jpg

Presidenti Ilir Meta ka komentuar edhe ftesën e kryeministrit Edi Rama për të bashkëpunuar pas zgjedhjes së 25 prillit, me kryedemokratin Lulzim Basha.

“Ftesa e Ramës e sinqertë, siç ishte ajo e 17 majit. Ka moral legjitimitet çdo qytetar para se të votojnë, do të bëjë koalicion PD-PS ta shpallin që tani, do ta bëjë LSI-PS, ta shpallin që tani, duan të bëjnë koalicion të tëra ta shpallin që tani por të jenë të sigurt që do i mundi Boikeni edhe i vetëm”, tha Meta.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mbrojtja e territorit, ju duket i drejtë dënimi deri ne 15 vite burg për ata që ndërtojnë pa leje?

Komento

Komente

  • Shqiptaria e vertete: 15/04/2021 16:08

    Si nuk te vjen turp o palo burre. Cudirat e tua nuk kane fund. Del e flet sikur je président, kryetar shiku...Je vetem nje funderine e ketej vendi bashke me ata qe te rethojne e te vine nga mbrapa. Fundi yt po afron...

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Grida Duma i del në mbrojtje Bashës, sulmon Arben Imamin: Nuk e njihja, por e mbrojta në 2013 kur Rama donte ta fuste në burg