'Shqiptarët janë një popull shqiponjash', Meta: Më 25 prill do t’u japin leksion atyre që i konsiderojnë popull sorrash dhe delesh

'Shqiptarët janë një popull shqiponjash', Meta: Më 25 prill do t’u japin leksion atyre që i konsiderojnë popull sorrash dhe delesh

Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta vijon me paralajmërimet e tij për 25 prillin.

Teksa publikon një foto duke bërë simbolin e shqiponjës me duar, Meta shkruan se shqiptarët janë një popull shqiponjash dhe më 25 prill do t’u japin një leksion demokracie atyre që i konsiderojnë popull sorrash dhe delesh.

“Shqiptarët janë një popull shqiponjash, që më 25 prill, do t’u japin një leksion të fortë demokracie të gjithë atyre, që i konsiderojnë popull sorrash dhe delesh”, shkruan Meta.

Më parë nga Fieri, Meta u shfaq para gazetarëve si në ditët më të ashpra të çdo fushate elektorale. Sakaq ai tha se dosjet e Shijakut dhe të Dibrës kanë mbajtur peng integrimin evropian.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës