Meta takon homologun e tij slloven Borut Pahor në Lubjanë, fokusi i diskutimit anëtarësimi i Shqipërisë në BE dhe liberalizimi i vizave për Kosovën

Meta takon homologun e tij slloven Borut Pahor në Lubjanë, fokusi i diskutimit anëtarësimi i Shqipërisë në BE dhe liberalizimi i vizave për Kosovën

Presidenti Meta dhe homologu i tij slloven Pahor

Nga Sllovenia Presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim me homologun e tij, Borut Pahor ku u diskutua rëndësia gjeopolitike e Ballkanit Perëndimor për BE-në.

Meta shtoi se kjo është pikërisht arsyeja se përse Presidenti Pahor dhe Sllovenia përkrahin fort hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhënien e statusit të vendit kandidat Bosnjës dhe Hercegovinës, liberalizimin e regjimit të vizave për Kosovën.

Ndër të tjera Presidenti u shpreh se mbështetet shumë te Sllovenia dhe shpreson se Samiti i ardhshëm i Brdo-Brijunit që do të mbahet aty, do t’i japë një shtysë të re zgjerimit të Bashkimit Europian.

'Dëshiroja ta falënderoj Presidentin Pahor për mbështetjen e tij të madhe, si dhe të Sllovenisë po ashtu, ndaj hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për përpjekjet e tij e të Sllovenisë për të zgjeruar integrimin e Ballkanit Perëndimor!

Ne ramë dakord plotësisht se duhet të vazhdojmë të bëjmë më të mirën. Të vazhdojmë me kryerjen e reformave tona të brendshme, të tregojmë më tepër rezultate, të japim më shumë. Shprehëm gjithashtu bindjen se edhe Bashkimi Europian do ta kuptojë më mirë rëndësinë gjeopolitike të Ballkanit Perëndimor për BE-në dhe Europën, në veçanti në ditët e sotme.

Kjo është arsyeja përse Presidenti Pahor dhe Sllovenia përkrahin fort hapjen e negociatave të antarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhënien e statusit të vendit kandidat Bosnjës dhe Hercegovinës, liberalizimin e regjimit të vizave për Kosovën.'- tha Meta. 

Presidenti Meta në takimin e tij zyrtar në Lubjanë me homologun sllovak 

Takimi i Metës me homologun e tij sllovak u paralajmërua ditën e djeshme ku Presidenti u nis në një vizitë zyrtare me tren në Lubjanë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Serbët më zhdukën dhe vr*në mamanë! Sigurimi shqiptar më ka ndjekur! Takimet e mia me Ramiz Alinë dhe Nexhmie Hoxhën!

Serbët më zhdukën dhe vr*në mamanë! Sigurimi shqiptar më ka ndjekur! Takimet e mia me Ramiz Alinë dhe Nexhmie Hoxhën!