TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza”, dhe ka dërguar për gjykim 9 të pandehur, mes te cileve edhe Ervis Martinajn, një prej personave të shumëkërkuar nga drejtësisë , i cili rezulton i zhdukur prej gushtit të vitit 2022. Të pandehurit e tjerë janë Denis Bajri , Klaodor Hakaj, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Bardhyl Mavraj, Eljon Hato, Arsad Bashli dhe bashkëpunetori i drejtësisë Nuredin Dumani.

Ndaj tyre rëndojnë akuza të rënda që nga  vrasja me paramendim", "grupi i strukturuar kriminal", armbajtje pa leje dhe krijim kushtesh për të kryer vrasje. Për Ervis Martinajn SPAK ka ngritur akuzonë për vrasjen e Gjin Ndojit në Shkodër ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2020, si dhe për sigurim kushtesh për kryerje vrasjeje ndaj Kleant Musabelliut. 

Martinaj akuzohet edhe  për armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal si dhe organizatë kriminale. Për vrasjen e Gjin Ndojit akuzohet edhe Denis Bajri ose  Brajoviq. Sipas SPAK, ai dyshohet gjithashtu se ka siguruar kushtet për vrasjen e Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit, si dhe  për armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Klaodor Hakaj, është nje tjetër i pandehur që akuzohet nga spak për sigurim kushtetsh për vrasjen e Kleant Musabelliu. Ndërsa Prek Kodra dyshohet se ka siguruar kushtet  për vrasjen  Dorian Duli dhe Ibrahim Licit. Për të njëjtën ngjaje akuzohet edhe Aleks Ndreka dhe bashkepunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani.

Ndërkohë, Eljon Hato dhe Arsad Bashli akuzohen për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë ndaj Taulant Pepës në Shkodër, armëmbajtje pa leje dhe korrupsion aktiv ndaj funksionarëve të drejtësisë. Për korrupsion aktiv është dërguar për gjykim edhe Bardhyl Mavraj.

SPAK bën të ditur se hetimet nuk janë mbyllur plotësisht. Për persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me këto ngjarje kriminale është vendosur ndarja e çështjes dhe hetimet paraprake vazhdojnë. Nga 9 personat e dërguar për gjykim, vetëm 3 janë të arrestuar, Aleks Ndreka i njohur si “Leksi Druve”, Denis Bajri, i njohur edhe me mbiemrin Brajoviç si dhe Nuredin Dunami I cili është edhe bashkepunëtori i drejtësisë.

Të pandehur 
Denis Brajoviq (Bajri)
Klaodor Hakaj
Prekë Kodra
Aleks Ndreka
Nuredin Dumani
Eljon Hato
Arsad Bashli
Bardhyl Mavraj

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim, procedimin penal  nr.9/2 të vitit 2023 në ngarkim të të pandehurve:

1. Ervis Martinaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Vrasje me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Borici), e kryer në datën 09.8.2020 në qytetin e Shkodrës, në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, e kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”,  të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

2. Denis Brajoviq, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

Vrasje me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Borici), finalizuar në datën 09.08.2020 në qytetin e Shkodrës, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nnga nenet 78/2, 28/4, 333/a dhe 334 të  Kodit Penal.

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a dhe 334 të  Kodit Penal.

“Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” , “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278, 28/4, 333/a dhe 334 të  Kodit Penal.

3. Klaodor Hakaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.

4. Prekë Kodra, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.

5. Aleks Ndreka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.

6. Nuredin Dumani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formë të veçantëbashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.

7. Eljon Hato, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim në dëm të shtetasit Tauland Pepa, ndodhur me datë 21.2.2021 në qytetin e Shkodrës, parashikuar nga nenet 78, 22, 25, i Kodit Penal.

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 278 dhe 25 të Kodit Penal.

“Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 i Kodit Penal.

8. Arsad Bashli, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim në dëm të shtetasit Taulant Pepa, ndodhur me datë 21.2.2021 në qytetin e Shkodrës, të parashikuar nga nenet 78, 22, 25, i Kodit Penal.

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 278 dhe 25 të Kodit Penal.

“Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” , e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 i Kodit Penal.

9. Bardhyl Mavraj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: 

 “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 319 dhe 25 i Kodit Penal.

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli, Ibrahim Lici, kryer në formë të vecantë bashkëpunimi, atë të grupit të struktuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.

Ndërkohë, për bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm në kryerjen e veprave penale të mësipërme, si dhe për persona të tjerë të përfshirë në aktivitete kriminale, që kanë rezultuar gjatë veprimeve hetimore të bëra në kuadër të këtij procedimi penal, është vendosur ndarja e çështjes penale, e cila vazhdon të jetën në fazën e hetimeve paraprake.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.