Michael Jackson është personi më i pasur ndër VIP-at që kanë ndërruar jetë

Michael Jackson është personi më i pasur ndër VIP-at që kanë ndërruar jetë

Michael Jackson

Michael Jackson është shpallur sërish personi më i pasur ndër të famshmit që kanë ndërruar jetë, i cili zotëron 60 milionë dollarë.

Sipas revistës "Forbes", është viti i shtatë radhazi që “ylli” i pop-it merr këtë titull.

Shifrat tregojnë se muzika e tij u dëgjua 2.1 bilion herë në platforma dixhitale, që tregon rritje nga 1.8 bilionë nga dëgjuesit e vitit të kaluar.

Llogaritë e fitimeve të “yjeve“ bëhen sipas të gjitha ligjeve duke hequr shpenzimet për taksa, pagesat për menaxherët dhe avokatët që mbrojnë të drejtat e tyre.

Në bazë të këtyre shpenzimeve, Jackson ndodhet me 21 milionë dollarë më shumë se Elvis Presley i dyti në renditje, i ndjekur më pas nga Charles Schultz dhe Arnold Palmer.

Ylli i kinematografisë Marlyn Monroe në vendin e 8-të, e cila vazhdon të ketë një kontratë të lidhur me markën "Chanel" dhe më specifikisht në reklamimin e parfumit No.5, si dhe me firmën e njohur të orave "Mont Blanc".

John Lennon, pjesëtar i grupit “Beatles”, ndodhet gjithashtu në listë, ku fitimet e tij u rritën këtë vit për shkak të albumit “Abbey Road”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Greqia mohon akuzat e Turqisë se ka shtyrë migrantët në territorin turk

Greqia mohon akuzat e Turqisë se ka shtyrë migrantët në territorin turk