"Mihal" nuk lind, bëhesh

Gjërat nisin ashtu dalëngadalë. Pa u ndjerë fare. Në familjen shqiptare djali është mbret, vajza shërbëtore. Vajza duhet të nisë të bëjë punë e të shërbejë, djali të luajë e të kërkojë çfarë të dojë. Kështu nis ndërtimi i egos më të lartë se edhe më i larti mal i vendit. Djalit të shtëpisë nuk duhet të guxojë t’i thotë asnjë fjalë motra, edukatorja, as mësueset. Prindërit janë të gatshëm të kacafyten me këdo që prek djalin e shtëpisë. Pastaj gjenden miq e rekomandime për të mbaruar kollaj e rehat një shkollë, miq e rekomandime për të zaptuar një tokë, për të mos paguar taksa, për t’u ndjerë më lart e më i paprekshëm se kushdo.

Por vjen një ditë, që mihalët e vetëekzagjerojnë. Gjithmonë. Eshtë egoja e përkëdhelur që kapërcen çdo kufi, që arrin deri në Hënë pa qenë aspak një Neil Amstrong. Dhe bota, e ndërtuar me ekuilibër e harmoni, aty ku merr, atë ditë do të vijë të marrë. Dikush do të thotë që po gabon, që po e ekzagjeron e këtu nis një turbullim, shokim që shfaqet me veprime nga më të çuditëshmet. Mihalët kacafyten për një kundërshtim, nuk durojnë një kritikë, një këshillë, një shaka, një të vërtetë. Mihalët nuk kuptojnë askënd që e mendon ndryshe nga ata, sepse askush, sa ishin fëmijë e të rritur pastaj, nuk pati guxim ta kthejë për asnjë moment në realitet, ose siç thotë populli, me këmbë në tokë.

Kemi parë "mihalë" kudo: në punë, në fis, mes shokësh e të njohurish, në rrjetet sociale, në politikë. Shqipëria është plot me "mihalë", të gatshëm të shpërthejnë e të bëjnë veprime nga më absurdet vetëm e vetëm se nuk kuptojnë një gjë: Bukurinë e mendimit ndryshe dhe lirinë për të thënë atë që mendon dhe si e mendon pa syzet e errëta të egos “mihaliste”.

 

P.S.Ndjesë të gjithë atyre që quhen Mihal e që rastësisht e gjejnë veten të përfshirë në këtë shkrim, pa pasur këto karakteristika

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vaso: 21/08/2019 18:15

    Thjesht BUKUR.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion