Milionat nga Arabia Saudite për Lewandowskin, përgjigjet Barcelona

Milionat nga Arabia Saudite për Lewandowskin, përgjigjet Barcelona

Robert Lewandowski

Gazeta ‘Mundo Deportivo’ raporton se disa klube në Ligën Saudite janë të interesuara për Robert Lewandowskin dhe Raphinhan këtë verë. Në fakt, braziliani tashmë ka marrë një ofertë me një pagë rreth 20 milionë euro, të cilën e ka refuzuar. Sergi Roberto gjithashtu i tha "jo" një oferte, por për arsye personale; gruaja e tij është me origjinë izraelite.

Me vetëm katër muaj deri në hapjen e afatit kalimtar të verës, Arabia Saudite do të jetë sërish kryefjala e futbollit. Klubet saudite janë pas Robert Lewandowskit, Raphinhas , Marc-Andre Ter Stegen dhe Sergi Robertos. Për tre të fundit ka pasur lajme në të kaluarën, por 'Mundo Deportivo', në faqen e saj të parë të së mërkurës shton edhe sulmuesin polak.

Sulmuesi ka edhe dy vite kontratë me blaugranat. Bordi i Barçës do të ishte i lumtur që ai të qëndronte edhe një vit për të ndihmuar në këshillimin e Vitor Roque. Më pas klubi 'do t'i hapte derën' që ai të largohej nga skuadra, veçanërisht nëse kjo do të thoshte të ardhura në arkat e klubit.

Anësori brazilian, Raphinha ka refuzuar një pagë prej 20 milionë eurosh, por ka shumë gjasa që të ketë një ofertë të re kur dritarja e transferimeve të aktivizohet sërish. Mohamed Salah i Liverpoolit është një tjetër objektiv i kalibrit të lartë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Kosovës: Beogradi përgjegjës për tensionet mbi dinarin

Ministri i Kosovës: Beogradi përgjegjës për tensionet mbi dinarin