DIBER, 5 Qershor/ATSH/- Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo gjatë turit të tij elektoral për zgjedhjet vendore të 21qershorit 2015, zhvilloi një takim në Dibër, me anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokracia Sociale ku prezantoi kandidatin e ASHE, Shukri Xhelili.
"Dibranët do të dinë të zgjedhin, sepse deri tani kanë pasur një model të vjetër qeverisjeje, sepse shqiptarët e refuzuan, i thanë jo para dy vitesh ketij modeli, i thane jo modelit te vjetër të Partisë Demokratike, ashtu edhe më 21 qershor jo vetem këtu në Dibër, por kudo duhet ti thoni jo modelit të qeverisjes vendore të Partisë Demokratike ne të gjithë Shqipërinë", u shpreh Milo.












