KAMËZ - Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo ka zhvilluar takimin elektoral për zgjedhjet vendore të 21qershorit në Kamëz, ku i ka bërë thirje qeverisë për faljen e kamatvonesave të energjisë elektrike.
“Kamza, qytetarët e vetë, në pamundësi për të përballuar sfidat që kanë, në pamundësi për të përballuar varfërinë, duhet të lehtësohen aq sa mund të lehtësohen tani në këtë moment, ky do të ishte një akt shumë human, do të ishte një akt shumë domethënës, që ju e prisni dhe ne e nxisim që kamatvonesat e energjisë elektrike të falen dhe këtë ne e kemi kërkuar dhe do t’ia kërkojmë qeverisë së zotit Rama, me qëllim që t’iu jap një shanc që të riorientoni ekonominë tuaj”, deklaroi Milo.
Sipas tij, papunësia tek të rinjtë nuk mund të zhduket me premtime, me fjalime, por ajo do një seri masash, shumë serioze, të ndërgjegjshme, të shpejta, me qëllim që të hapen fronte pune, jo vetëm për të rinjtë e shkolluar, por edhe për të rinjtë që kanë profesione të lira sepse jo të gjithë ata që mbarojnë shkollën do të mund të vendosen në administratë shtetërore.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com