Ministri Balla takohet me Ministrin e Drejtësisë e Policisë së Zvicrës, vlerësohet bashkëpunimi dypalësh, prioritet ekstradimet

ZVICËR - Ministri i Brendshëm Taulant Balla u takua në Bern, me Ministrin e Drejtësisë dhe Policisë të Zvicrës, Beat Jans, me të cilin bisedoi për rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, narkotikëve dhe drogave sintetike si edhe migracionit të paligjshëm. 

Ministrat trajtuan gjithashtu si prioritet edhe çështjen e ekstradimeve të shtetasve që kërkohen nga drejtësia.

“Synojmë të ngremë Ekipe të Përbashkëta Hetimore në kuadër të Europol dhe Interpol, si dhe bashkëpunim në gjetjen e personave në kërkim dhe për ekstradimet,” – thekson Ministri Balla në një postim enkas për këtë takim.

Ministri Shqiptar nënvizon faktin se nisur nga të dhënat e 6-mujorit të parë, në Shqipëri pritet të vijnë rreth 100 mijë turistë zviceranë. 

Vendi po përjeton një 'boom' turistik si asnjë vit tjetër më parë.

Ky takim i sotëm është pjesë e një turi që Ministri i Brendshëm po zhvillon në Gjermani e Zvicër.

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Nis në Pogradec edicioni i 14-të Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë, shfaqen mbi 50 filma! Organizatori Eno Milkani: Magjia e ekranit të madh, e pazëvendësueshme

Nis në Pogradec edicioni i 14-të Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë, shfaqen mbi 50 filma! Organizatori Eno Milkani: Magjia e ekranit të madh, e pazëvendësueshme