Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, do të zhvillojë në datat 16 - 18 janar turin 3 ditor rajonal, Kosovë- Maqedoni i Veriut - Mal i Zi.
Kosova do të jetë ndalesa e parë, ku Ministri Hasani do të pritet nga homologia Donika Gërvalla, me të cilën do të ketë edhe një konferencë për shtyp, për të vijuar me presidenten Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit Glauk Konjucfa, zv.Kryeministrin Besnik Bislimi dhe përfaqësues të partive politike.
Të mërkurën, Ministri Hasani do të pritet në Shkup, nga Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, Kryeministri Dimitar Kovachevski, dhe zëvendëskryeministrat Artan Grubi dhe Bojan Marichic. Ministri Hasani do të zhvillojë takime edhe me liderët e partive politike shqiptare.
Në Mal të Zi, ditën e enjte, Ministri Hasani do të takohet në Podgoricë me homologun Filip Ivanoviċ, Presidentin Jakov Milatoviç, Zv/Kryeministrin, Nik Gjeloshaj dhe Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve dhe Kryetarët e partive politike shqiptare të Malit të Zi.
Turi synon të thellojë dhe konkretizojë më tej bashkëpunimin mes vendeve, si edhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Vizitat do të fokusohen në marrëdhëniet dypalëshe, çështjet e sigurisë dhe e ardhmja e rajonit në Bashkimin Evropian.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
40.9%
-
Të gabuar
53.7%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 5074
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Irani 200 raketa ndaj Izraelit, Ministri Hasani: Rrit kërcënimin ndaj sigurisë rajonale
2 Tetor, 13:50
-
Presidentja Osmani në Gjermani, kërkon mbështetje për anëtarësim në organizata ndërkombëtare
1 Tetor, 16:58
-
Mark Rutte mori drejtimin e NATO-s, ministri Hasani: Udhëheqja juaj thelbësore në forcimin e mëtejshëm të Aleancës
1 Tetor, 14:25
-
Hasani: Shqipëria, e përkushtuar për të vijuar kontributin e saj në luftën kundër ISIS-it
1 Tetor, 09:41
-
Fjalimi i Ramës në OKB, ministrja e jashtme e Kosovës: Nuk tha asnjë fjalë për rrezikun që paraqet Serbia për Kosovën
30 Shtator, 13:04
-
Hasani në Washington, merr pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global Kundër ISIS
30 Shtator, 10:20
-
Kurti takim me shoqatat shqiptare në SHBA: Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik
29 Shtator, 14:50
-
Ministri Hasani në Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në New York: Në periudhën janar-shtator janë ofruar 2 600 shërbime
29 Shtator, 11:49
-
FOTOT/ Nga fjala në OKB te takimi me Osmanin e Erdogan, Rama: Vizitë krenarie për Shqipërinë në Javën e Kombeve të Bashkuara
29 Shtator, 08:29
-
Lajçak takohet me Osmanin në Nju Jork: I çmoj rekomandimet e presidentes së Kosovës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit!
28 Shtator, 13:40
-
Osmani në SHBA, takohet me ndihmëssekretarin amerikan O’Brien! Diskutojnë për sigurinë në rajon
26 Shtator, 22:35
-
Osmani: Kosova të ketë më shumë bashkërendim dhe bashkëpunim me SHBA
26 Shtator, 21:26