Ministria e Jashtme ruse: Hetimet nga prokuroria shqiptare ndaj 2 shtetasve tanë për spiunazh, propagandë e NATO-s! Media shqiptare po e fryn këtë çështje

Ministria e Jashtme ruse: Hetimet nga prokuroria shqiptare ndaj 2 shtetasve tanë për spiunazh, propagandë e NATO-s! Media shqiptare po e fryn këtë çështje

Dy shtetasit rus, të cilët janë mbajtur nën vëzhgim nga Anti-terrori dhe strukturat e SHISH të vendit tonë para dhe gjatë zhvillimit të Defender 21 për shkak të sjelljeve të dyshimta, po hetohen nga prokuroria. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme ruse, e cila thekson se dy shtetas të saj po hetohen për spiunazh në Shqipëri ndërsa ka akuzuar mediat shqiptare se po e fryjnë këtë çështje. Rusia e cilëson këtë si incident dhe një akt propagandistik të NATO-s dhe për këtë i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Jashtme shqiptare.

“Media shqiptare po e fryn çështjen penale të hapur nga dy prokurorët vendas kundër dy rusëve që dyshohen për spiunazh. Ambasada ruse në Shqipëri i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Incidenti duket të jetë një propagandë nga ana e NATO-s”, shkruan Ministria e Jashtme ruse.

Po si qëndron çështja e 2 shtetasve rus? Para nisjes dhe gjatë stërvitjes Defender 21 Anti-terrori dhe strukturat e SHISH kanë mbajtur nën vëzhgim për të parandaluar aktet terroriste dhe aktivitetet e spiunazhit, 10 persona, të huaj dhe shqiptarë. Nga shtetasit e huaj, 2 shtetas rus kanë bërë sjellje të cilat kanë sjell dyshime, por pasi kanë qëndruar 3 dhe 6 ditë në Shqipëri ato janë larguar. 2 shtetasit rus kanë hyrë e dalë legalisht nga kufiri shqiptar dhe s'kanë bërë asnjë shkelje ligji.

Shqipëria, nga 26-prilli deri më 20 qershor 2021, zhvilloi stërvitjen më të madhe ushtarake në Ballkan,”Defender 21”. Si aleatë të NATO-s, vendi ynë priti 28 mijë trupa shumëkombëshe, aleate dhe partnere nga 27 vende për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në më shumë se 12 shtete, nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkan. 

Postimi i Ministrisë së Jashtme ruse

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 10/07/2021 09:07

    Sa te jene BE NATO SHBA Rusia dhe Putini te na e hane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Jo më me koncesion por monopol shtetëror, nga 1 janari 2025 shteti prodhon dhe monitoron vetë pullat fiskale! Çmimi përcaktohet me VKM

Jo më me koncesion por monopol shtetëror, nga 1 janari 2025 shteti prodhon dhe monitoron vetë pullat fiskale! Çmimi përcaktohet me VKM