Ministrja Besa Shahini vlerësohet me çmim në Berlin

Ministrja Besa Shahini vlerësohet me çmim në Berlin

“Hertie School of Governance” i ka akorduar Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini “Çmimin e Arritjeve të Alumni” për Vitin 2019-të për kontribut në shërbimin dhe të mirat publike.

Në ceremoni ishin të pranishëm Ambasadori Shqiptar në Gjermani Artur Kuko dhe Ambasadori Kosovar Beqë Cufaj, teksa çmimi u dha personalisht nga Presidenti i këtij institucioni prestigjioz,  Henrik Enderlein.

“Besa Shahini është nga ato alumni të shkollës, të cilën e merr si model çdo student i yni. Karriera e Besës ka qenë e jashtëzakonshme. Shtrihet nga shoqëria civile, vazhdon me jetën akademike dhe tashmë në qeverisjen qendrore - duke u angazhuar në shumë shtete si: Kosova, Kanadaja, Gjermania dhe tani në Shqipëri. Është pikërisht ajo çfarë duam ne si ‘Hertie School’ dhe jemi shumë krenarë teksa e shohim duke ndodhur me të diplomuarit tanë”, u shpreh Presidenti i "Hertie School of Governance" Z. Enderlein.

“Çmimi i Arritjeve të Alumni”, themeluar në vitin 2015-të, nderon të diplomuarit për arritjet e tyre në politikat dhe menaxhimin publik, të cilët kanë demonstruar angazhim inovativ në bazë të principeve të mirë-qeverisjes.

Shahini është një prej 1500 të diplomuarve të “Hertie School of Governance”. Mbi 170 të diplomuar nga 34 shtete të ndryshme iu bashkuan “Ri-Unionit të Alumni 2019”. Ata janë pjesë e një rrjeti shumë aktiv në botë nëpër qytete si Brukseli, Parisi, Uashingtoni, Meksiko City dhe Bogota.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë