Ministrja Koçiu: Pas Fierit, praktika e dyfishtë nis edhe në spitalin e Shkodrës

Ministrja Koçiu: Pas Fierit, praktika e dyfishtë nis edhe në spitalin e Shkodrës

Albana Koçiu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu deklaroi sot se spitalet publike tashmë kanë hyrë në një epokë të re transformimi që është ajo e Kartës së Autonomisë Menaxheriale për të shkuar drejt autonomisë financiare.

Nga Spitali Rajonal Memorial Fier ku u hap ekspozita me temë "Historia e Mjekësisë në Turqi dhe Shqipëri", ministrja Koçiu tha se ky spital është shembulli më i mirë që dëshmon partneritetin dhe miqësinë mes dy vendeve.

Koçiu u shpreh se kjo strukturë spitalore ishte i pari që zbatoi suksesshëm fazën e parë atë të autonomisë menaxheriale e cila synon ngritjen në një tjetër nivel të ofrimit të shërbimit për qytetarët, rritje të cilësisë së shërbimit, eficensë të burimeve financiare dhe njerëzore.

Ajo vuri në dukje se  me mbështetjen e shtetit turk, modelin e Spitalit Rajonal Memorial Fier do të vijojnë ta shtrijnë edhe në spitale të tjera të cilat tashmë e kanë marrë kartën e autonomisë menaxheriale, QSUNT dhe 4 spitalet rajonale, Lezhë, Shkodër, Durrës dhe Vlorë.

Koçiu deklaroi se Spitali Rajonal Memorial Fier tashmë kalon në një fazë tjetër siç është autonomia financiare. “Do të duhet që të menaxhojë vetë financat, të ardhurat që vijnë nga ofrimi i shërbimeve shëndetësore në rajonin ku funksionon për të na dhënë një model të mirë replikimi për spitalet e tjera”, nënvizoi ministrja e Shëndetësisë.

Gjithashtu, ministrja Koçiu u ndal edhe te praktika e dyfishtë një instrument i ri që po aplikohet prej 5 muajsh në Spitalin Rajonal Memorial Fier falë autonomisë spitalore.

“Ne kemi vijuar me praktikë dyfishe me shumë sukses në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit, një incentivë më shumë stimuluese për mjekët e për të cilën po punojmë që të kemi në të vërtetë një incentivim më shumë krahas pagës që personeli shëndetësor merr në strukturat spitalore në të cilat punon”, u shpreh ajo.

Koçiu vuri në dukje se mjekët do të jenë pjesë e vetadministrimit, vetëmenaxhimit dhe pavarësisë në mënyrën sesi administrohet jo vetëm pjesa menaxheriale, por edhe ajo financiare në spitale.

 “Është një punë të cilën do ta zhvillojmë bashkarisht me mbështetjen edhe të Ministrisë së Shëndetësisë turke duke vënë në dispozicion menaxherë mjekësorë të cilët do t’i atashohen strukturave spitalore edhe në spitalet e tjera sidomos në spitalet rajonale qe kanë marrë Kartën e autonomisë menaxheriale siç është Durrësi, Vlora, Lezha edhe Shkodra”, deklaroi Koçiu.

Në përfundim, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu falënderoi Ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Tayyar Kagan Atay për mbështetjen dhe kontributin e vendit të tij për sistemin shëndetësor shqiptar si dhe ekipet mjekësore të dy stafeve atyre turke dhe atyre shqiptare qe punojnë në Spitalin Rajonal Memorial Fier dhe sjellin një shembull fantastik të mënyrës së ofrimit të shërbimit për qytetarët.

Spitali Memorial Rajonal Fier ka 5 muaj që po aplikon ushtrimin e praktikës së dyfishtë, një instrument i ri në kuadër të autonomisë spitalore ku mjekët specialistë që nga muaji shkurt 2024 deri më 30 qershor ka kryer mbi 270 konsulta ambulatorike të specializuara jashtë orarit të punës. Këta mjekë janë shpërblyer me pagë shtesë me 70% të vlerës së konsultës së specializuar, duke përfituar kështu një bonus shtesë mbi pagën e tyre mujore.

Ndërsa gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti, Spitali Memorial Fier ka ofruar mbi 215 mijë shërbime shëndetësore për qytetarët e 3 qarqeve, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër si dhe ka ofruar shërbime të reja siç janë: angio-scanneri i enëve të gjakut, trajtimi i polipektomisë endoskopike, ndërhyrje kirurgjikale të kompleksitetit të lartë e të vështirë si ato ekstroperitonale, ezofagu, heqje tumori, etj.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Enkollogjiku: 09/07/2024 17:29

    Qeshni qeshni por njerëzit po vdesin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Studioja arkitekturore spanjolle 'Selgascano Architects', fituese e konkursit ndërkombëtar për Rozafën e re

Studioja arkitekturore spanjolle 'Selgascano Architects', fituese e konkursit ndërkombëtar për Rozafën e re