Shahini: Gjithëpërfshirja  në arsim, shanse të barabarta për komunitetet

 “Miqtë e Fëmijëve” organizoi mbledhjen e rradhës dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë,  Besa Shahini mori pjesë në takimin e radhës së grupit parlamentar i cili synon të jetë një zë i fuqishëm i mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve.

Aktiviteti synon paraqitjen e masave të mëtejshme për zbatimin e “Agjendës së Fëmijëve” dhe përmbushjes së Rezolutës së Kuvendit mbi Fëmijët.   

Në fjalën e saj, ministrja Shahini u ndal tek masat dhe zhvillimet më të rëndësishme të ndërmarra  në arsimin parashkollor për vitin 2018-2019.

 “Është filluar me zbatimin e standardeve të mësuesit dhe përgatitjen e programeve të kualifikimit për mësuesit, për të vijuar me trajnimet e mësuesve, drejtuesve të rrjeteve profesionale dhe drejtuesve të institucioneve të arsimit parashkollor për kurrikulën dhe programet e reja. Janë hartuar dhe miratuar Standardet Profesionale të Formimit të Përgjithshëm të Mësuesit të Arsimit Parashkollor dhe ka filluar zbatimi në vitin shkollor 2018-2019”, tha ministrja Shahini.

Ajo theksoi se rreth 3,000 mësues të arsimit parashkollor janë  trajnuar për paketën e arsimit parashkollor. Gjithashtu  është në rritje përfshirja  e numrit të fëmijëve rom/egjiptianë dhe me aftësi të kufizuara në kopësht.

 “Ndërhyrjet e deritanishme për gjithë-përfshirjen përfshijnë regjistrimin e fëmijëve rom/egjiptianë edhe pa dokumentacionin e kërkuar me ligj; frekuentimin e kopshtit prej tyre pa asnjë tarifë. Ndërsa për herë të parë është futur mësuesi ndihmës në kopsht”, u shpreh Shahini.

Për sa i përket integrimit të fëmijëve e të rinjve romë/egjiptianë në kopshte, shkolla e universitete, Ministrja Shahini theksoi faktin se kanë vlerësuar me përparësi lehtësimin e integrimit të tyre duke zbatuar politika arsimore, të cilat u kanë krijuar këtyre komuniteteve shanse të barabarta për një qasje pozitive ndaj shkollës.

Në lidhje me “Planin e Veprimit për Arsimin Gjithëpërfshirës” për arsimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, Ministrja Shahini theksoi se tashmë në sistem kemi të përfshirë rreth 900 mësues ndihmës me qëllim rritjet e aksesit në shkollë për këtë kategori, teksa numri i mësuesve ndihmës parashikohet të shkojë deri në 1,000 deri në fund të këtij viti shkollor.

Në përfundim të fjalës saj, ministrja u shpreh se ngelet akoma shumë punë për t’u bërë, gjithsesi arritjet e deritanishme në drejtim të gjithë-përfshirjes dhe realizimit të barazisë në arsim janë një bazë e mire.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë