MIRDITË - Kandidati i djathtë për Bashkinë e Mirditës, Gjergj Prenga, ka zhvilluar një takim me banorët e Lagjes Vjetër në qytetin e Rubikut, ku ka shpalosur programin e tij elektoral për nevojat që ka kjo lagje.

Drejtuesit e Partisë Demokratike në Mirditë kanë evidentuar faktin se në Rubik gjatë qeverisjes të së majtës në këto 4 vite në drejtim të bashkisë investimet kanë qenë zero.

Vetë kandidati Prenga ka deklaruar se me fitoren e Bashkisë shumë probleme do të marrin zgjidhje në lagjen e "Vjetër", e cila është lënë në harresë të plotë nga ana e pushtetit vendor.

Kandidat i PD-së për Bashkinë Mirditë Kandidati i koalicionit për Punë dhe Dinjitet në Bashkinë e Mirditës në çdo takim që po zhvillon po merr mbështetje masive nga banoret të cilët janë zhgënjyer nga qeverisja e deritanishme e të majtës, duke kërkuar që me 21-qershor kjo situatë të ndryshojë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)