Kulla dykatëshe ku ka lindur Abat Preng Doçit, me histori 200 vjeçare në Rubik të Mirditës, po shembet plotësisht, muri në anën lindore ka rënë e ndërsa i gjithë objekti, ka pësuar dëmtime të shumta, duke rrezikuar seriozisht ekzistencën e saj.
Juljan Vlashi, drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë e Mirditës thotë se kulla me shumë vlera historike për Mirditën po humbet për shkak të dëmtimeve të shumta.
Kohët e fundit gjendja e kësaj kulle është përkeqësuar, muri në pjesën lindore ka pësuar shembje masive, siç shihet ne pamjet e Report Tv. Shqetësimi i është përcjellë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, por nuk ka ndërhyrë për restaurimin e saj.
Bashkia Mirditë i bën thirrje Ministrisë të ndërhyjë për shpëtimin e këtij objekti me vlera historike. Vlashi thekson se zyrtarisht i ka përcjellë problematikën institucioneve përgjegjëse, por deri tani nuk ka asnjë reagim.
Abat Preng Doçi është një ndër personalitetet më të rëndësishme të Rilindjes dhe i fillimit të shek. XX, i cili ka luajtur një rol madhor në disa nga momentet më vendimtare të zhvillimeve politike e kulturore, e posaçërisht të gjuhës e letërsisë shqipe. Bashkëpunëtor i De Radës dhe Kamardës, ai njihet si mendimtar, poet, publicist, veprimtar politik e kulturor, themelues i shoqërisë kulturore “Bashkimi”.
G.K/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
40.2%
-
Të gabuar
53.6%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 7722
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq/ Përmbytet oborri i shkollës ‘Kosova’ në Lezhë, nxënësit e mësuesit nxirren me makinë nga punonjësit e bashkisë
4 Tetor, 14:49
-
VIDEO/ Reshje shiu e rrebeshe në gjithë vendin, Lezha e Durrësi nën ‘pushtetin e ujit’, përmbyten rrugët
4 Tetor, 10:28
-
Studiuesi dom Nik Ukgjini kritikon Qeverinë: Për çfarë duhet kjo godinë që zhduku gjurmët e kullës ku lindi Fishta?!
2 Tetor, 16:03
-
VIDEO/ Dy aksidente brenda pak minutave në Lezhë-Shkodër, mes 3 të plagosurve janë edhe 2 gra! Policia nis hetimet për shkaqet
1 Tetor, 13:28
-
Plazh në fund të shtatorit! Moti i ngrohtë rikthen pushuesit në Shëngjin: Uji i shkëlqyeshëm! Besnikë shqiptarët e Kosovës
29 Shtator, 10:12
-
Rosat e egra përfundojnë në tryezat e restoranteve, gjuetia e paligjshme dëmton lagunën e Kune-Vainit në Lezhë
26 Shtator, 16:33
-
Lezhë/ Bashkë me vjeshtën vijnë virozat, fluks në urgjencë! Pediatri tregon shenjat që nuk duhen neglizhuar tek të vegjlit
25 Shtator, 16:35
-
Mero Baze: “Gijotina” e Berishës për deputetët e pasigurtë të tij
21 Shtator, 21:56
-
Rebelimi i demokratëve të Lezhës pas një pritje të gjatë dhe për asgjë
21 Shtator, 19:52
-
'Berisha na premtoi primare! Kanë mbaru rrenat!' Demokratët e Lezhës 'kryqëzojnë' Nokën: Nëse vjen Gjekmarkaj s'dalim në fushatë! Report Tv sjell debatin që Sekretari i Përgjithshëm i PD u përpoq ta fshihte
21 Shtator, 10:49
-
Lezhë/ Aksident i trefishtë, përplasen 2 makina dhe 1 furgon! Plagosen 2 persona
20 Shtator, 19:17
-
U nisën nga Mali i Zi, shpëtohen 4 të huajt që mbeten në det të hapur mes Velipojës e Shëngjinit! Jahti u pësoi defekt (VIDEO)
20 Shtator, 07:21