‘Mirror’: David Cameron shpërdoroi 60 mijë stërlina nga taksapaguesit, për një vizitë 89 minuta në Shqipëri

‘Mirror’: David Cameron shpërdoroi 60 mijë stërlina nga taksapaguesit, për një vizitë 89 minuta në Shqipëri

Ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe David Cameron

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron shpërdoroi rreth 60,000 stërlina duke përdorur një avion privat luksoz për të fluturuar drejt Shqipërisë, për një vizitë që zgjati vetme 89 minuta, pasi u detyrua të kthehej në Londër.

Kështu shkruan gazeta britanike ‘The Mirror’, duke ju referuar vizitës së Cameron në Tiranë, më 22 maj.

‘Në atë që mund të ishte poshtërimi i tij i fundit si Sekretar i Jashtëm, Lordi duhej të vizitonte Tiranën, ku do t'i bëhej një pritje madhështore - me flamuj sindikatash të vendosura në rrugë. Por avioni - një Embraer Legacy 600 i marrë me qira nga firma malteze Vistajet - ishte në tokë vetëm për 89 minuta para se të thirrej në një mbledhje urgjente të kabinetit.’- shkruan e përditshmja britanike.

Nga Laburistët kjo vizitë e shkurtër, u cilësua si një arrogancë ndaj Shqipërisë, një aleat i rëndësishëm i NATOS-s.

Emily Thornberry, Prokurorja e Përgjithshme e Laburistëve tha: “Kjo përmbledh shumë nga ajo që nuk është në rregull me këtë qeveri: humbjen groteske të parave të taksapaguesve të shpenzuara për të marrë me qira një tjetër avion privat luksoz; kaosi i pabesueshëm për t'u kthyer me nxitim në Londër pas më pak se dy orësh në Shqipëri; dhe arrogancën e plotë të trajtimit të një aleati të rëndësishëm të NATO-s me një mungesë respekti të tillë.”

‘Tatimpaguesit do të paguajnë koston marramendëse prej 8,600 stërlina në orë për marrjen me qira të avionit luksoz.’- shkruan Mirror.

Cameron ishte kritikuar edhe më parë për marrjen me qira të një avioni edhe më luksoz për një turne pesë-ditor në Azinë Qendrore muajin e kaluar.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

'5 Pyetjet'/ Kreshnik Spahiu: Vula ju dha Berishës sepse është pjesë e pazarit PS - Rithemelim

'5 Pyetjet'/ Kreshnik Spahiu: Vula ju dha Berishës sepse është pjesë e pazarit PS - Rithemelim