Misioni i fesë nuk janë festat!

Misioni i fesë nuk janë festat!

Krerët e besimeve fetare në Shqipëri

Pak javë më parë bektashinjtë kremtuan një ndër festat më të rëndësishme për ta, një javë më parë besimtarët katolikë festuan pashkët, këtë javë është rradha e ortodoksëve të kremtojnë e gëzojnë e pas pak kohësh do të jetë rradha e myslimanëve. Ajo që të preokupon nuk është fakti që këto komunitete fetare festojnë, por fakti që janë kaq të konservuar në vetvete, me rituale standarde që u shërbejnë vetëm idhëtarëve. Asnjë mesazh publik për familjen, për rreziqet që i “kanosen” asaj nga fenomene dhe probleme sociale, më i spikaturi këto kohë për nocionin e marrëdhënieve brenda së njëjtës gjini (gay e LGBTI).

Një lloj mefshtësie e pakuptueshme. A kanë vlerë predikimet pa adresuar në qendër të tyre vlerat themelore të familjes, forcën e saj, burimin themelor që buron prej lidhjes së një burri dhe një gruaje krijimin e jetës së re dhe sigurisë së të ardhmes dhe vlerave njerëzore. Po mblidhuni o priftërinj e hoxhallarët e dilni bashkë në një qëndrim publik për familjen, rëndësinë dhe vlerat e saj. Dilni nga minaret e kubetë e përshtatuni me kohën dhe realitetet sociale. Njerëzit që iu ndjekin dhe shoqëria ka nevojë për orientim. Dilni e flisni kundër drogës e krimit me një qëndrim të unifikuar dhe mos rrini e shihni se si shoqëria po shkrin si qirinjtë para syve tuaj e para syve tanë. Lagjet e shkollat gëlojnë nga hashashi dhe të rinjtë që janë “dru” tërë ditën e ditës.

Vlera mendore dhe dija po treten si kripa në ujë, përpara vlerave materiale. Divorcet janë dhjetëra fishuar, fëmijë të braktisur, herë të dhunuar e herë të trafikuar. E kujt i duhen qokat tuaja të festave dhe fotot e kronikat me vizita politikanësh që predikojnë si një rast unik harmoninë fetare. Harmonia fetare është një hipokrizi, është një hiç nëse nuk vihet në funksion të familjes, shoqërisë dhe sigurisht edhe të Shqipërisë!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Respekte: 26/10/2020 03:12

    Kokes I ke rene, ka nevoje ne keto kohe te veshtira qe te gjithe te japin kontributin e tyre. Si ne cdo vend me kulture .

    Përgjigju
  • Ervin: 08/04/2018 14:52

    Shkrim pa lidhje. Ne kishe cdo jave predikohet dhe per problematikat qe ngre zoti Dyrnjaja. Linja zyrtare e kishes eshte ajo e familjes te krijuar nga burri dhe gruaja. Denisi mos pret te dali kleri neper debate te enjteve te zheji apo fevziu dhe te shkelyhen si politikan per elektorat.

    Përgjigju
  • Besnik: 08/04/2018 09:53

    E drejte. Si musliman, do thoja se Elvis Naçi ben perjashtim.

    Përgjigju
  • Bravo: 07/04/2018 23:35

    Por besoj se atyre ju intereson vetëm statusi i tyre dhe kaq...une jam musulman per vete,por po ta marresh nje deputet (qe vlerën e kane humbur me kohë)eshte me me i vlerësuar se kryetari i kmsh ...është për të ardhur keq...Zoti na ndihmofte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër