Miss Italia nuk ndalon dot së bëri
gafa, objekt talljesh në internet
Miss Italia është provë e gjallë e legjendës që thotë se vajzat që marin pjesë në konkurse bukurie, nuk kanë shumë gjëra të mençura për të thënë.
Miss Italia është provë e gjallë e legjendës që thotë se vajzat që marin pjesë në konkurse bukurie, nuk kanë shumë gjëra të mençura për të thënë. Kur 18-vjeçarja Alice Sabatini u pyet se në cilën periudhë do të kishte dashur të jetonte, përgjigja e saj ishte pak e papritur dhe u bë objekt i shumë batutash online.
Ajo i tha anëtarëve të jurisë që do të kishte dashur të jetonte në vitin 1942, që përkon me Luftën e Dytë Botërore dhe diktaturën e Musolinit. Ajo vijoi të arsyetojë përgjigjen e saj: “Epo…meqë kam lexuar shumë në libra rreth asaj periudhe, do të doja ta jetoja.
Sidoqoftë unë jam femër kështu që nuk do të luftoja, pra do të rrija në shtëpi, e trembur…”- tha ajo duke nënqeshur. Kjo nuk mjaftoi për bukuroshen nga Lacio, e cila mbrëmjen e djeshme, u ftua në emisionin satirik investigativ Striscia la Notizia, për të marrë çmimin ‘Tapiri i artë’, çmim ky që merret nga personazhet publike që bëjnë
gafa.
Gazetari e pyeti se cili ishte personazhi i saj i preferuar Italian dhe Sabatini, si për të provuar që e meritoi çmimin e marrë, bëri një tjetër gafë. “Duke qenë se jam basketbolliste do them Michael Jordan”,- tha 18-vjeçarja.
Të qeshurat dhe memet në rrjetet sociale kanë shpërthyer edhe më shumë pas gafës së saj të dytë. Sabatini duhet të dijë që Jordan është amerikan meqënëse është edhe vetë basketbolliste. Mesa duket inteligjenca nuk është arma e saj më e fortë.
Ky fakt nuk e ka penguar aspak për të fituar çmimin e madh, modelja fitoi simpatinë e publikut dhe të jurisë.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
2/5
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7692
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Luli lë nam, tallet me tropojanët, ja si u drejtohet
18 Prill 2021, 19:23
-
Lulzim Basha rekordmen gafash, Berisha bëhet xheloz dhe e sfidon
12 Prill 2021, 15:54
-
‘Me Edi Ramën, pa të cilin Shqipëria nuk ka asnjë shpresë të ndryshojë’, kryeministri nxjerr videon e Bashës: Ka fol tamam
10 Mars 2021, 08:21
-
14 gafat epike të Lulzim Bashës, nga ‘perlat’ matematikore 6 në 4 biznese me humbje, lëmshi me datat historike, ‘ta bëjmë ditën natë’ tek çmimi i dritave me ‘litra’
6 Mars 2021, 21:32
-
Gafa e radhës e Bashës në matematikë: 8 vite të humbura në këto 4 vjet! Braçe: 30 vite të humbura
8 Dhjetor 2020, 15:52
-
Përkujtohen në një ditë Pavarësia dhe gafa e Bashës: Flamuri i Kastriotëve u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944 (VIDEO)
30 Nëntor 2020, 07:41
-
Gafa e kryetarit të PD Sarandë në Facebook, poston urdhërin e stafit të Bashës: Mirëmbrëma, shpërnda emisionin e Bashës në faqen tënde
20 Nëntor 2020, 07:47
-
PD gafë me takimin e Bashës! Kreu i PD lëviz buzët, por zëri është i një gruaje! Fuga: Normal se s'i zihet besë Lulit
12 Nëntor 2020, 16:27
-
Basha s'i ndahet gafave, ngatërron datën e zgjedhjeve: 25 qershori data e çlirimit plagëve
2 Nëntor 2020, 22:04
-
Balla thirrje kreut të PD: Je i paaftë, vendi në betejë prej 8 muajsh me panikun që përhapin politikanët e së keqes Berisha- Meta- Basha- Kryemadhi
31 Tetor 2020, 16:43
-
'Gafa' e Kryemadhit për 'Sami Frashërin', Veliaj i 'përvishet': Mona GËNJEU paturpësisht, duke e çuar shkollën në Paskuqan! Do mbetet barcaletë e shëmtuar
27 Tetor 2020, 19:28
-
'11 X 2 = 24', Rama ironizon Pampurin: Tabela e shumëzimit në PD ka virusin lule më lule (VIDEO)
26 Tetor 2020, 14:48