Miss Italia nuk ndalon dot së bëri
gafa, objekt talljesh në internet

Miss Italia nuk ndalon dot së bëri<br />gafa, objekt talljesh në internet
Miss Italia është provë e gjallë e legjendës që thotë se vajzat që marin pjesë në konkurse bukurie, nuk kanë shumë gjëra të mençura për të thënë. Kur 18-vjeçarja Alice Sabatini u pyet se në cilën periudhë do të kishte dashur të jetonte, përgjigja e saj ishte pak e papritur dhe u bë objekt i shumë batutash online.

Ajo i tha anëtarëve të jurisë që do të kishte dashur të jetonte në vitin 1942, që përkon me Luftën e Dytë Botërore dhe diktaturën e Musolinit. Ajo vijoi të arsyetojë përgjigjen e saj: “Epo…meqë kam lexuar shumë në libra rreth asaj periudhe, do të doja ta jetoja.

Sidoqoftë unë jam femër kështu që nuk do të luftoja, pra do të rrija në shtëpi, e trembur…”- tha ajo duke nënqeshur. Kjo nuk mjaftoi për bukuroshen nga Lacio, e cila mbrëmjen e djeshme, u ftua në emisionin satirik investigativ Striscia la Notizia, për të marrë çmimin ‘Tapiri i artë’, çmim ky që merret nga personazhet publike që bëjnë gafa.

Gazetari e pyeti se cili ishte personazhi i saj i preferuar Italian dhe Sabatini, si për të provuar që e meritoi çmimin e marrë, bëri një tjetër gafë. “Duke qenë se jam basketbolliste do them Michael Jordan”,- tha 18­-vjeçarja.

Të qeshurat dhe memet në rrjetet sociale kanë shpërthyer edhe më shumë pas gafës së saj të dytë. Sabatini duhet të dijë që Jordan është amerikan meqënëse është edhe vetë basketbolliste. Mesa duket inteligjenca nuk është arma e saj më e fortë.

Ky fakt nuk e ka penguar aspak për të fituar çmimin e madh, modelja fitoi simpatinë e publikut dhe të jurisë.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

7/5
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës