Personeli mjekësor i spitalit të Beratit është vetëkarantinuar ditën e djeshme për shkak se një paciente që kishte shkuar për trajtim atje nuk tregoi të vërtetën që kishte qenë në Itali dhe ishte paraqitur me simptoma gripi. Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico tha se personeli i vetëkarantinuar është testuar dhe ka dalë negativ.
Albina Fico tha se nuk rezulton të ketë raste të dyshuara të ekipit mjekësor nga Durrësit, aty ku ndërroi jetë 73-vjeçarja nga Durrësi.
Ndëkrohë në spitalin e Fierit ndërkohë janë vetëkarantinuar personeli mjekësor që i ka shërbyer një pacienteje 63-vjeçare e cila më tej pas analizave të bëra në ISHP rezultoi pozitive.
Lajmi kryesor:
Shkon në 38 numri i të infektuarve me COVID-19! 22 raste vetëm në Tiranë, 2 në Lushnje e Fier në terapi intensive




