TIRANË - Shkon në 38 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Pra në 24 orët e fundit, janë identifikuar vetëm 5 raste të reja të prekur me COVID-19.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico bëri të ditur në një komunikim publik, se deri në këto momente janë testuar 505 raste të dyshuara

Nga personat që kanë rezultuar pozitiv, 12 jane të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina); 2 prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjecar nga Lushnja dhe një 61-vjecare nga Fieri. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:
Tiranë 22 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 5 raste
Rrogozhinë 2 raste

"Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar pa u ndalur puna në terren, për identifikimin e rasteve dhe për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me Covid-19. Dua tju bëj thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve, të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi. Të kufizojmë rrezikun sa më shumë të jetë e mundur!", tha Fico.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:03
Mjekët e spitalit të Beratit dalin NEGATIV! Në Fier vetëkarantinohet personeli që i shërbeu të prekurës me koronavirus

Personeli mjekësor i spitalit të Beratit është vetëkarantinuar ditën e djeshme për shkak se një paciente që kishte shkuar për trajtim atje nuk tregoi të vërtetën që kishte qenë në Itali dhe ishte paraqitur me simptoma gripi. Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico tha se personeli i vetëkarantinuar është testuar dhe ka dalë negativ.

Albina Fico tha se nuk rezulton të ketë raste të dyshuara të ekipit mjekësor nga Durrësit, aty ku ndërroi jetë 73-vjeçarja nga Durrësi.

Ndëkrohë në spitalin e Fierit ndërkohë janë vetëkarantinuar personeli mjekësor që i ka shërbyer një pacienteje 63-vjeçare e cila më tej pas analizave të bëra në ISHP rezultoi pozitive.