Mjekët në Repolitix: 60% e popullsisë është imunizuar nga COVID! Brataj: Në spital nuk ka pacientë në gjendje të rëndë! Alihmehmeti: Kjo periudhë, koha më e mirë për të kryer vaksinimin

'60% e popullatës mund të jetë imunizuar nga COVID, kjo është për shkak të vaksinimit masiv'. Kështu pohuan dy mjekët Skënder Brataj dhe Ilir Alimehmeti të ftuar në emisionin 'Repolitix' në Report Tv. Kreu i Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj tha se 80% e grupmoshës që ka rrezikshmërimë të lartë janë vaksinuar, gjë që ndihmon në imunizimin e popullatës.

'Besoj se ka kaluar 60% të popullatës. është imunizuar 60% e popullatës. Mendoj se mbi 80% e moshës me rrezikshmëri të lartë janë vaksinuar, mosha mbi 60 vjeç.'- tha Brataj.

Ndërkohë mjeku Ilir Alimehmeti tha se ky imunizim qendron, por në grupmosha të ndryshme.

'Mund të jetë kjo qendron nga grupmosha të ndryshme. Një e dhënë indirekte është referuar me të vaksinuarit. Doli një e dhënë në maj që 40% deklaronin se e kanë kaluar COVID, kur shkuan të vaksinohen. Mund të jetë 60%. Kjo shifër na bën më të qetë në vjeshtë. Riinfektime tashmë ka shumë.'- tha Alimehmeti.

Mjeku Alihmehmeti theksoi se kjo është periudha më e mirë për të kryer vaksinimin masiv anti-COVID, pasi nuk ka pasur qarkullim masiv të virusit në këtë periudhë.

'Nuk kemi pasur qarkullim masiv të virusit në këtë periudhë. Vaksinimi masiv është ok, kur nuk ka qarkullim masiv të virusit dhe momenti kur ne ndodhemi është momenti i duhur që të kryhet vaksinimi masiv.'- tha Alimehmeti.

Ndërkohë Brataj tha se format e pacientëve të shtrirë në spital nuk janë në gjendje të rëndë apo në terapi intensive.

'Në terapi intensive nuk ka njeri janë forma të mesme. Në terapi intensive nuk ka. Tregojnë se ato format e rënda nuk ka. Shtrimi në spital nuk është problem, por forma e rëndë që mund të jetë pacienti.'- tha Brataj.

Mjeku apeloi që të qytetarët të kryejnë vaksinën kundër COVID, ku theksoi se vaksinimi tregon se krijon një mbrojtje shumë të madhe.

'Në dispozicion vaksina ka, sa më shpejt të vaksinohemi aq shumë do të mbrohemi. Asnjë vaksinë nuk të mbron 100%. Mund të infektohesh, por mundësia është shumë më e ulët të shtrohesh në spital, apo të përfundosh në gjendje të rëndë.'- tha Brataj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen