Mjekja shqiptare në Itali për Report Tv: Masat e marra sot nga Shqipëria, të njëjta me ato në Itali! Ruani qetësinë

TIRANË- Mjekja shqiptare në Itali, Rubjona Xhani ka dhënë një panoramim të situatës që ndodhet në Itali sa i përket koronavirusit. Duke u ndalur tek masat që janë marrë në Itali, ajo është shprehur se janë krejtësisht të ngjashme me ato që qeveria shqiptare bëri publike ditën e sotme, teksa ka vënë theksin se është shumë e rëndësishme bashkëpunimi me mjekët.

"Situata është mjaft kritike sepse vetëm para dy javësh, kishim vetëm 10 raste, sot kemi mbi 300 viktima. Situata më kritike është në Lombardi, pritet që të rritet numri i të prekurve. Masat që janë marrë këtu në Itali janë të njëjtat me masat që kanë filluar të merren në Shqipëri. E para ka qenë mbyllja e shkollave, limitimi i punës dhe mbyllja e kinemave apo të aktiviteteve publike. Në Itali, në orën 18:00 lokalet mbyllet, supermarketet kontrollojnë numrin e hyrjeve dhe daljes. Janë shpërndarë edhe shtrete në spitale, për shkak se janë shtruar shumë persona. Është shumë e rëndësishme që të ruajmë qetësinë dhe të bashkëpunojmë me mjekët", tha Xhani.

Ditën e sotme u konfirmuan dy raste të para në Shqipëri, një dajli 28-vjeçar që kishte ardhur me makinë nga Fierence dhe që kishte infektuar edhe babanë e tij.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!