TIRANE-Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero në një lidhje me 'Skype' në emisionin Repolitix në Report Tv u shpreh se Shqipëria e kaloi pikun nga koronavirusi dhe tani kemi filluar uljen e kurbës. "Një javë e re me më pak numra, dëshmon një trend të rënies së epidemisë në vendin tonë, shpresojmë që të vijojë kështu edhe pse është e pamundur për të bërë parashikime. Tani është java e tretë, kemi një rënie të numrave cka besoj fort se shkon në logjikën apo ecurinë e kësaj epidemie edhe në vendet e tjera dhe do të thotë se e kemi kaluar pikun dhe sheshpushimin dhe besoj se kemi filluar uljen. Ulja do të jetë graduale, gjysma e dytë e kësaj epidemie do të jetë më e gjatë në kohë, duhet të mos ulet vigjilenca" tha ai.
Megjithatë ai kërkoi që masat e distancimit social të vijojnë që të zbatohen dhe hapja të bëhet graduale. "Shifrat dhe rastet deri tani janë të përballueshme. Duhet ti menaxhojmë që të vijnë duke u ulur jo duke u ngritur. Masat e distancimit social do të vijojnë në një kohë relativisht të gjatë. Jam partizan i lehtësimit gradual të masave në vendin tonë në raport me ecurinë e epidemisë sa kohë kufijtë janë të bllokuar dhe gjithcka ndodh brenda nesh". Një sqarim Pipero e kishte edhe për rastin e djeshëm të Shkodrës ku humbi jetën një 59-vjeçar, që nga ministria e Shëndetësisë shkaku i vdekjes u cilësua hemorragjia cerebrale edhe pse ishte i infektuar me COVID. "Hemorragjia cerebrale është shkak madhor për të shkaktuar vdekjen, virusi ka qenë shoqërues i sëmundjes" tha ai.
Në fund Pipero kishte një mesazh për të gjithë qytetarët. "Edhe unë kam menduar se do të ishte më i lehtë se viruset e tjera, por të dhënat dëshmojnë se ende është një virus potencialisht, shumë i rrezikshëm. Më lejo tu them qytetarëve që kemi kaluar bashkë gjysmën e parë të kësaj epidemie, një pjesë edhe më e gjatë ndoshta na pret përpara, duhet ta përballojmë së bashku, duhet edhe pak durim dhe vëmendje, shumë kujdes dhe respektim të masave të qeverisë dhe këshillave tona për t'ia dalë bashkë. Jam besim plotë se do 'ia dalim me shumë sukses dhe pak dhimbje bashkë" përfundoi ai.
Sot u shënua rasti i parë në Shqipëri ku një pacient i infektuar doli nga intubimi. Mjeku Pëllumb Pipero u shpreh sonte në Repolitix se "Ky është lajm i mirë, që falë përkushtimit të mjekëve një person i intubuar ka shpëtuar dhe kjo është meritë e bluzave të bardha" tha ai.
Personat që kanë bërë koronare a janë të rrezikuar? "Jo nuk besoj, janë njëlloj si të gjithë qytetarët e tjerë" tha mjeku Pëllumb Pipero në Report Tv.
Sot u shënua rasti i parë me koronavirus në Kukës, por a rrezikon të përsëritet në qytetin verilindor ajo që ndodhi në Shkodër? "Nuk mund ta them këtë u përket specialistëve, ekipeve. Unë them se fatmirësisht vendi ynë ka një sistem epidemiologjik, të përkushtuar maksimalisht dhe shumë të përgatitur për të gjurmuar cdo rast kontakti edhe pse në Shqipëri është shumë e vështirë" tha Pipero.
"Zonat rurale janë të privilegjuara, por jo të sigurta, edhe atje të zbatohen masat, por kryesisht është sëmundje urbane, atje ku ka më shumë jetë publike dhe aktivitete" tha ai.
Mosha e tretë kërkon një fashë orari të veçantë për të dalë, por cfarë mendon Pipero? "Ende nuk është koha që mosha e tretë të jetë e lirë nga masat shtrënguese të qeverisë" tha ai.
"Nëse një qytetar shkon brenda fashës që ka caktuar qeveria blen bukën merr edhe kafen dhe ikën në shtëpi duke ruajtur distancën nuk ka asgjë të keqe, por nëse merr kafen dhe ulet brenda fashës dhe bën disa minuta muhabet kjo është e rrezikshme për shëndetin e tyre dhe familjarëve të tyre. Prandaj u këshilloj qytetarët" tha ai.
Nife Pecaku 90-vjeçe fitoi betejën me koronavirusin, ndërsa Report Tv solli historinë e saj. Mjeku Pipero u shpreh në Repolitix se të moshuarën e ka pasur paciente në pavion. "E kam pasur të shtruar në pavion, kam pasur fatin ta njoh personalisht. Si një nga shumë pacientët e tjerë që janë të shëruar, cka do të thotë se ky virus edhe pse dëshmon apo ka treguar se kryesisht kompelikacionet më të mëdha i jep te moshat e vjetra, me pak vullnet dhe shumë përkushtim mund t'ia dalë.
Nënë Nifja ia ka dalë, gëzon shëndet, gëzon nipër e mbesa për të vijuar të jetojë si një gjyshe e nderuar dhe e shëruar. Nënë Nifja si cdo i moshuar kishte patologji shoqëruese, që do të thotë se jo të gjitha rastet janë fatalë, por falë vullnetit të saj apo përkushtimit tonë ia hodhi. Ajo pasuri e cila dëshmohet është mes nesh mes moshave të treta duhet respektuar, shërbyer dhe bërë maksimumi për t'i shpëtuar, por mbi të gjitha të respektojë sa më shumë këshillat e qeverisë".
Nëse e ke kaluar njëherë koronavirusin studimet tregojnë se fiton imunitet. "Kush kalon njëherë COVID-in le imunitet nuk infektohet për herë të dytë thonë studimet. Por duhet të kalojë të paktën 6 muaj, që të themi që imuniteti është i qëndrueshëm. Studimet dëshmojnë se mundësia për t'u rikthyer është e vogël. Por ende ka shumë pikëpyetje nëse sëmundja lë apo jo imunitet, por konfirmimet më të shumta flasin në favor të një imuniteti afatgjatë" tha ai.
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero u shpreh se masat duhet të lehtësohen gradualisht. "Jam partizan i lehtësimit gradual të masave në vendin tonë në raport me ecurinë e epidemisë sa kohë kufijtë janë të bllokuar dhe gjithcka ndodh brenda nesh. Ne jemi të privilegjuar sepse qeveria në kohën e duhur, më parë se kushdo në rajon mori masat e duhura për të respektuar masat e distancimit social apo të një sistemi 'karantine', sepse kam qenë kundër karantinës klasike, por të një sistemi të tërë masash që kufizojnë kontaktin e qytetarëve" tha ai.
Mjeku Pëllumb Pipero u shpreh se kemi kaluar një fazë shumë të vështirë, por ende është herët për të festuar. "Shikoj ecurinë e dy javëve të fundit, para javës që kaluam, ishim 140 apo 148 raste, në këtë që lamë 108 apo 109, 40 raste më pak. Rënia pavarësisht luhatjes në fundjavë, ishte për shkak të një vatre të re, një shpërthimi të ri në Shkodër, në përgjithësi situata në vendin tonë është nën kontroll dhe përgjithësisht e qetë. Indikatorët tregojnë trendin në ulje të epidemisë në vendin tonë, nuk do të thotë të festojmë, është ende herët për të festuar fitoren. Kemi kaluar një fazë shumë të vështirë, një betejë që mund të quhet sukses, por për ta mbajtur duhet vëmendje dhe durim deri ne fund' tha ai.
Por kur përfundon kjo situatë e shkaktuar nga koronavirusi dhe si do të evolojë procesi i zbutjes së masave? "Është e pamundur parashikimi. Ne studiojmë ecurinë e kurbave dhe shikojmë ecurinë vendet e tjera, Kina, Italia, Franca, Amerika, etj. Në opinionin tim, jo parashikim, por opinion, është që ecuria e pandemisë ka qenë e zbutur, numrat janë në rënie, t'ia lëmë kohës ta vërtetojë. E pamundur të parashikojmë kur do të shuhet tërësisht. Epidemia do të quhet e tejkaluar më së paku 4 muaj nga fillimi, por një muaj duhet pa raste të reja.
Nëse do të konsideronim fundin e qershorit, do të thotë nga fundi i majit në fund të qershorit nuk duhet të ketë asnjë rast për ta cilësuar të tejkaluar, po ashtu edhe në vendet e tjera, pasi bota është e hapur. Ne duhet të përgatitemi për një zgjatje, gjysmë të dytë relativisht të gjatë, duke konsideruar se gjysma e parë unë e quaj të kaluar. Në këtë këndvështrim duhet që edhe për disa javë të jemi vigjilentë. Të respektohen vendimet e marra nga qeveria. Këtu do të kalojë me më pak dhimbje se në vendin tonë" tha ai.
Je ne rregull Piper,une ti dhe vitamina C mund ta mposhtim KOVID legenin
PërgjigjuGjithe karabushat(te pa aftet) po na dalin shkencetare.Te aftet punojne dhe nuk kane kohe te lehin si keta zhulsat.Dhe si gjithmone gazetaret jane budallenj me aftesi te gjithanshme.Mjere njerezimi ku po shkon me keta idiote.
PërgjigjuPer koronare, si per shume gjera, ky sja ka haberin. Amesh Adalja, an infectious-disease physician at Johns Hopkins Center for Health Security thote se po, eshte rrezik, sepse kane kapacitet te ulet kardiak.
Përgjigju