Mjeti shpërthen në flakë në dalje të tunelit të Llogarasë, shpëton mrekullisht familja me dy fëmijët (VIDEO)

VLORË- Një makinë ka shpërthyer në flakë në dalje të tunelit të Llogarasë në Palasë. Report Tv sjell videon e mjetit në flakë, ndërsa dallohet që është shkrumbuar totalisht.

Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa mësohet se nuk ka të lënduar. Familja që po udhëtonte në këtë mjet ka shpëtuar mrekullisht bashkë me dy fëmijët. 

"Sot, në aksin rrugor Dukat-Dhërmi, dyshohet se aksidentalisht si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. S, 55 vjeç. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale", njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 07/07/2024 11:02

    Mir se ska noll ne tunel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Alarmi, mungesa e borës në Himalaja rrezikon të lërë pa ujë 2 mld njerëz

Alarmi, mungesa e borës në Himalaja rrezikon të lërë pa ujë 2 mld njerëz