Modelja Afërdita Dreshaj
ndahet nga i dashuri çek? 

Modelja Afërdita Dreshaj<br />ndahet nga i dashuri çek? 
Afërdita Dreshaj dhe i dashuri i saj hokeisti çek Jakub Kindl duket se nuk janë duke kaluar një periudhë të mirë të marrëdhënies së tyre.

E lidhur prej një kohe të gjatë me çekun, në rrjetet sociale çifti nuk ka postuar më foto së bashku. Sigurisht që ky nuk mund të jetë një fakt përfundimtar që ata janë ndarë, por që diçka nuk shkon nuk shkon mes tyre si më parë, kjo mund të thuhet.

Ata postonin vazhdmisht foto së bashku, ku nuk kanë munguar edhe dedikimet për njëri-tjetrin.

Sipas mediave të Kosovës, edhe udhëtimet e fundit të modeles në Prishtinë, hedhin dyshime për marrëdhënien e saj me sportistin.

Para disa javësh, ajo erdhi dhe u kthye vetëm në Amerikë, pa asnjë shenjë nga i dashuri në udhëtimet e saj. Pritet të shikohet me kohën se nëse çifti janë ndarë vërtet apo jo. 

Redaksia Online 
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois