Djali i Bora Zemanit ka ditëlindjen dhe moderatorja i ka dedikuar një urim përmes rrjeteve të saj sociale. Ajo ka vendosur të ndaj disa foto të momenteve më të bukura së bashku, shoqëruar me një shkrim, ku i tregon sa e ka përmirësuar dhe zbukuruar ai jetën e saj.

 

“Ej ti, njeriu që zbukuron jetën...dua te te uroj edhe 100 vite të bukura! Jam e prekur në çdo ditëlindje tënden, sepse përpara syve kam një fëmijë jo vetëm të mençur. Por mbi të gjitha të lumtur! Kjo është krenaria ime më e madhe! Ti je i vogli im që ke fuqinë të më japësh botën e të ndriçosh çdo ditë timen! Të dua Arbor dhe nuk e them dot me fjalë se sa”, shkruan moderatorja Bora Zemani në faqen e saj të isntagramit.