Moikom Zeqo: Ja pse Kushtetuta e 2008-s mban peng Shqipërinë /INTERVISTA

Moikom Zeqo: Ja pse Kushtetuta e 2008-s mban peng Shqipërinë /INTERVISTA

Moikom Zeqo

“Ndryshimet e kobshme të kushtetutës së 2008-s mbajnë peng sot situatën politike”. Kështu tha shkrimtari, studiuesi dhe politikani Moikom Zeqo në takimin e një dite më parë, në intervistën për “Shqiptaraja.com”. Ish deputeti i viteve 1992-’96, vijon të jap kontributin e tij në politikë me intervistat dhe polemikat mediatike. Vendimi i Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve, u bë shkas i kësaj interviste, ku studiuesi dhe shkrimtari Moikom Zeqo zbulon se çfarë fshihet pas këtij vendimi. Gjatë intervistës, Moikom Zeqo zbulon disa nga ngërçet kushtetuese që janë krijuar pas ndryshimeve të bëra gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike në 2008-n. Me rolin e tij si deputet Moikom Zeqo krahas Dritëro Agollit ka dhënë një kontribut në reformimin e Partisë Socialiste dhe të institucioneve. Zeqo ka propozuar ndryshimin e emrit të Kuvendit Popullor, në Kuvendi i Shqipërisë, siç e kemi sot. Emërtimi Kuvendi Popullor kishte mbetur nga diktatura komuniste. A e përcakton Kushtetuta e RSH të drejtën e Presidentit për të shtyrë zgjedhjet dhe ç’duhet bërë pas një vendimi të tillë, sipas Moikom Zeqos. Le të ndjekim intervistën e mëposhtme.   

Në një bisedë paraprake, ju më folët për ngërçet kushtetuese që janë krijuar pas ndryshimeve drastike të 2008-s. Sipas kësaj Kushtetute, ka të drejtë Presidenti Meta të anuloj zgjedhjet?

-E drejta e Presidentit është e përcaktuar në Kushtetutë. Presidenti ka firmën për të caktuar procesin zgjedhor, domethënë bën legalizimin e procesit zgjedhor; qoftë të zgjedhjeve administrative, qoftë të zgjedhjeve të përgjithshme politike. Procesi zgjedhor gati është gjithmonë institucional. Ka të drejtë të ndryshojë datën, por ndryshimi i datës nuk ka të bëjë më thelbin e procesit zgjedhor.

Në ç’kuptim nuk ka të bëjë me thelbin e procesit zgjedhor?

-S’ka të bëjë, sepse ti mund ta shtysh një datë të caktuar, por jo procesin zgjedhor. Nga dekreti i Metës nuk do të thotë që u anulua procesi zgjedhor në tërësi, presupozohet në një të ardhme, padyshim, që do të ndodhi sërish. A mund të kishte një afat... Unë them se edhe mund të kishte një afat. Fakti është se edhe kur ishte president Nishani është bërë një shtyrje afati me inicimin e vet Ramës dhe më pas nisën zgjedhjet. Prandaj procesi zgjedhor është i pazhbëshëm, do të ndodh patjetër. Pra, nuk mund të thuhet që Meta mohoi procesin zgjedhor, por shfuqizoi një datë të caktuar të këtij procesi. Unë mendoj se duhet të kishte dhe një datë të dytë, sepse kjo lë një mundësi se kush do ta paracaktojë datën. Këtë datë padyshim do ta caktonin në një takim partish për të rënë dakord. Nuk e di sesa do të ndodhi kjo, se unë nuk jam magjistar, por normalisht: askush, as Presidenti nuk arrin dot të mohoj që duhet bërë ky proces zgjedhor. Procesi zgjedhor për zgjedhjet administrative, është i pazhbëshëm dot. Duhet bërë patjetër.

Nga përvoja juaj si deputet dhe politikan, cili është opinioni juaj për klasën politike në aktualitetin e sotëm dhe ngjarjet që kanë rrjedhur?

-Për mua klasa politike shqiptare  në këto 30 vjet, për hir të shkencëzimit të termit, meqenëse unë jam marrë edhe me leximin e librave politikë, duke patur edhe reflektimin e disa themeluesve të politikologjisë, siç është për shembull Monteskeja, i cili e lidhte shumë më tepër politikën me kushtuetshmërinë e ligjeve, unë them  se ne nuk kemi klasë politike të ndërgjegjshme, kemi klasë parapolitike. Pse e them këtë gjë dhe si mund ta vërtetojmë këtë gjë. Jemi tek një e katërta e shekullit, një trazicion shumë i gjatë gati 30-vjeçar dhe në këtë periudhë kohore kjo klasë politike nuk është se rindërtoi i bëri më mirë gjërat sipas demokracisë dhe kushtetutës që tregon një strukturë juridike të gjërave. Fjala vjen, prishja me e madhe dhe ndryshimet më të kobshme kushtetuese kanë qenë ato të vitit 2008, ku nuk janë vendime të marra më një shumicë, ose me një votim. E prishin esencën e Kushtetutës; që thotë se “votimet janë të lira dhe të fshehta”. Listat i bëjnë zgjedhjet jo të lira se janë të detyrueshme listat nga deklaratat e partive. Por nuk janë as të fshehta, se emrat bëhen publikë para se të bëhen zgjedhjet. Ky ndryshim i kobshëm i Kushtetutës së vitit 2008 e ka marrë peng Shqipërinë, i ka bërë pra të 140 deputetë të zgjedhur në Parlamentin  e Shqipërisë me një strukturë katërvjeçare që; në vend të jenë njerëzit më të mirë që bëjnë Shqipërinë, janë njerëzit më të pasur, ata që paguajnë, siç paguajnë dhe marrin titujt profesorë, doktorë ose edhe se kanë mbaruar shkollat e larta, kur nuk e kanë mbaruar ende dhe janë edhe anonimë. Shumë më të ditur dhe të përveçëm dhe me kurajë kanë qenë deputetë e viteve të fillimit, ‘92-‘96 nga të gjitha partitë politike. Pastaj ndodhi që personalitet u zhdukën, sepse alkimia e zezë e ndryshimeve të 2008-s bëri që: ti je në listën e kryetarit të partisë dhe të partive dhe je një i klonuar. Prandaj nuk ka klasë politike, sepse klasa politike nuk bëhet vetëm me kryetarët e partisë, përbëhet edhe nga ligjvënësit.

Cilat qenë konkretisht disa kode të tjera të Kushtetutës që po e “mbajnë peng  Shqipërinë, siç thoni ju?

-Studimi nga pikëpamja kushtetuese i këtyre viteve do të ishte shumë interesant. Do të nxirrte konkluzionin se deri tani ne kemi krijuar vetëm ngërçe kushtetuese. Po marr të drejtën e krijimit ët administratës. Administrata nuk bëhet në bazë të moshës e të ndryshimit të gjeneratave, por bëhet mbi bazën e profesionalizmit dhe të meritokracisë; që ka një lloj karriere politike në administratë. Një gjë e tillë nuk është bërë. Kjo është antikushtetuese, domethënë katapultimi i forcat kryesore të një administrate në politikë më duket një gjë e gabuar, nuk më duket e arsyeshme. Duhet të ketë një administratë më të përgjegjshme sesa institucionet e tjera politike. Përfshi edhe Kryeministrin. Administrata duhet të jetë e palëkundshme.

Ka pasur ndryshime në kushtetutën e 2008-s për rolin e Kryeministrit dhe Presidentit?

-Jo. Unë them se rolet e Kryeministrit dhe Presidentit janë të ndara juridikisht në pushtete. Domethënë,  është pushteti legjislativ; pushteti ekzekutiv dhe gjyqësori. Teorikisht këto pushtete janë, por janë të kontaminuar se kanë ndodhur ndryshime të mëdha. Pushteti gjyqësor është korruptuar aq shumë, sa tani ke mangësi e po bëhet spastrimi me anë të vetingut dhe e disa organizma të mëdha gjyqësore ende s’i kemi. Për shembull Gjykata Kushtetuese nuk funksionon, por padyshim që do bëhet, ndaj pritet reforma gjyqësore. Ti quhesh një republikë parlamentare çfarë do të thotë që 140 ligjvënësit janë më të rëndësishëm sesa shteti ekzekutiv, sepse përcaktojnë ose ndryshojnë ligjet më të sakta, Shqipëria nuk është një “Republikë Kryeministrore”, por është një Republikë Parlamentare. Kjo është shumë e rëndësishme të kuptohet si dallim në aspektin partiak se në kushtetutë është.

-Cili është parimi kryesor i Kushtetutës dhe a respektohet?

-Parimi kryesor është pluralizmi partiak, jo pluralizmi i ideve. Partitë duhet të konkurrojnë. Në Parlament nuk mund të ketë një parti të vetme, nuk mund të jetë monopartiak. Unë shikoj se po kalohet drejt një koncepti të pushtetit tërësor të krejt timonit. Nuk ka konkurrencë politike.

Një situatën zgjedhore në opinion e gjerë publik ka një gjendje të pashpresë; që duan të largohet  “njëri” i po s’duan t’ia japin votën as tjetrit. Çfarë tregon kjo?

-Unë përjetuar vërtetë momente apokaliptike, të pashpresa. Dhe më të rëndat kanë qenë në ‘97-n dhe grushti i shtetit në ‘98-n. Fakti që nuk ndodhi hataja përfundimtare, tregon se kjo situatë ka më tepër një konflikt artificial. Unë jam kundër tezës se ka një konflikt social. Për mua konflikti social ose mosbindja sociale, aq më tepër kryengritja sociale, është më tepër i shpikur sesa një realitet. 

Po protestat ç’janë?

-Protestuesit përdorin një emërtim identifikues që nuk është i saktë realisht. Ai që proteston thotë se me mua proteston i gjithë populli. Nuk është e vërtetë. Ky është një identifikim i rremë në emër të popullit. Por, protesta tregon se ka shuam probleme serioze politike dhe këto probleme duhen parë tek politikanët,sepse asnjë politikan nuk është i përjetshëm; bëjnë ndryshime, japin dorëheqje. Politika është shpikur për marrëveshje dhe për kompromis. Për problemet ekzistenciale, në të vërtetë populli nuk ka dalë në demonstrata. Unë s’di të ketë pasur demonstrata për pensionet e ulëta, për kushtet e papërshtatshme dhe për probleme që kanë të bëjnë me ekonominë. Protesta janë më shumë politike, që injektojnë një lloj ballafaqimi sesa të bëjnë konkurrimin. Në Kushtetutën e 2008-s për mua është heqja e titullit juridik të deputetit nga Partia Demokratike dhe LSI. Nuk ka asnjë kuptim juridik është antikushtetuese të heqësh dorë nga titulli deputet, i fituar juridikisht nga një proces masiv zgjedhjesh, nga elektorati. Nuk mund të hiqet titulli. Në Kushtetutë ai që bëhet deputet e mban titullin deri në mbarimin e mandatit, dhe heq dorë për shkak të një sëmundjeje ose vdekjes. Por këta PD e LSI hoqën dorë në mënyrë masive. Opozita është mundësia alternative e pushtetit. Nuk hiqet dorë nga titulli i deputetit në mënyrë totale.

Çfarë do të doje të shkruar në kushtetutën e vendit tënd?

-Të bëhet një reformë thelbësore sesi do të bëhen zgjedhjet. Të hiqet dorë nga ndryshimet e kobshme kushtetuese të vitit 2008. Kjo reformë do kushtojë, do ketë pasoja. Së dyti, të ketë parashikime për kufizimin e mandateve. Shembulli është Amerika. Të ketë mandat të kufizuar Kryeministri e Presidenti. Kushtetuta e Shqipërisë nuk e ka. Të ketë reformë mendore në trurin e popullit shqiptar, se Kryeministri dhe Presidenti nuk mund të jetë lider i të gjithë popullit. Janë mandatuar politikisht she duhet të qeverisë edhe për ata që nuk e kanë votuar. Ata që nuk e kanë votuar nuk janë armiq. Jam kundër ndarjes ne dhe ata...

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë