Momentet qesharake dhe të bërtiturat e Bora Zemanit siç nuk e keni parë asnjëherë tjetër (VIDEO)

Puntata e “Për’puthen” dje ishte shumë e veçantë dhe nga atmosfera festive e Vitit të Ri. U diskutua për dashurinë, për suksesin e programit, për nisjen e tij dhe për konkurrentët.

Gjithashtu u transmetuan prapaskena të takimeve, por edhe momente të prezantimit të Borës në studio, ngatërresa, të qeshura e të bërtitura.

Përsa i përket dëshirave ajo tha se ka po të njëjtat dëshira si çdo vit, shëndet e lumturi për familjen e saj dhe sidomos për të voglin Arbor.

Ngacmimet për dashurinë nuk munguan, kësaj here nga Mevlani, i cili është rikthyer.

Ai e pyeti Borën: Po dashuria?

Bora i tha: Kam aq shumë dashuri o Mevlan, por po erdhi dhe ajo dashuri e mirëpres sigurisht.

Ajo është shprehur me parë se Arbori është shumë xheloz dhe kur zgjedh një person, Bora mendon shumë edhe nëse kjo zgjedhje do t’i pëlqejë edhe djalit të saj.

“Nëse kam dikë duhet ta pëlqejmë të dy jo vetëm unë. Ai është shumë xheloz, mamin nuk e prek njeri, mami është vetëm e Arborit, as e mamit tim nuk jam, jam vetëm e Arborit. Unë përpiqem mos ta lidh kaq shumë me veten, sepse ndoshta nuk i bën mirë kur të rritet, prap jemi shumë të lidhur sado mundohem ta largoj pak. Ndërkohë të gjithë me thonë që kur rriten nuk është kështu, se njihen me një vajzë dhe fillojnë e harrojnë pak mamin e pastaj them pse mos ta shijoj tani që e kam të vogël, pse ta largoj që tani”-tha Bora.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin