Monika Kryemadhi 130 udhëtime jashtë vendit dhe 1.2 mln dollarë për lobim në SHBA, zero shpenzim të deklaruar në ILDKP

Monika Kryemadhi 130 udhëtime jashtë vendit dhe 1.2 mln dollarë për lobim në SHBA, zero shpenzim të deklaruar në ILDKP

Monika Kryemadhi

Nga viti 2004 deri në vitin 2022, Monika Kryemadhi, ka marrë shërbime në klinikën mjekësore Domus Medica, në San Marino, Itali, prej 18 vitesh, pra që nga viti 2004 deri në vitin 2022. Sipas një burimi brenda kësaj klinike, shpenzimet tejkalojnë vlerën 1 milionë euro, duke përfshirë faturat e ndërhyrjeve estetike dhe të shërbimeve të tjera shëndetësore, bileta avioni, akomodim në hotele luksoze etj., gjatë dy dekadave.

Zero shpenzim të deklaruar në ILDKPKI. Për një moment po e pranojmë alibinë e zonjës Kryemadhi se bukurinë e paskërka natyrale, se ka nisur t'i ngjajë mamasë pasi ka mbushur 40-vjeçe dhe marrëzira të tjera fyese për opinionin publik. Zonja Kryemadhi ka bërë 130 udhëtime jashtë vendit vitet e fundit. Udhëtimet janē faktuar nga TIMS-i. Asnjëherë nuk ka udhëtuar low cost.

Gjatë një viti, ka qëndruar më shumë se sa dy muaj jashtë vendit. Llogarisim shpenzimet elementare dhe të paevitueshme: Bileta avioni, akomodim në hotele dhe ushqim. Me skenarin më ekstrem të kursimit, bëjnë mijëra euro. Ka deklaruar zero shpenzime në ILDKPKI. Ku i gjeti paratë? Paga vjetore si deputete nuk i mbulon as një ditëlindje.

Mund të justifikohet vetëm nëse del dhe thotë se ka fluturuar me patat e egra në formë 'V'-je. Ndalemi tek një episod tjetër.

Kam parë me dhjetëra transaksione të Monika Kryemadhit jashtë vendit me kompanitë Vradus Holdings dhe Holdem Holdings. Pas kompanisë offshore, Vradus Holdings, qëndron Vitaly Savvin, një biznesmen rus në tregun e naftës. Pas kompanisë tjetër offshore Holdem Holdings, qëndrojnë gjithashtu oligarkët rusë të naftës Alexander Smuzikov dhe Alexander Kaplan.

Zero deklarim në ILDKPKI. Cili është burimi i këtyre parave?

Ndalemi tek një episod tjetër. Gjatë viteve 2016-2017, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë shpenzuar 1.2 milionë USD për lobim në SHBA. Shpenzimet janë të faktuara në institucionet amerikane.

Zero deklarim në ILDKPKI. Cili është burimi i këtyre parave?

Dhe këto janë vetëm disa episode të një telenovele të gjatë korrupsioni, e cila ka nisur që në vitet 2000.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI: 02/07/2023 10:36

    OK,A.DOÇI: 1.Kujt po ja thua.SPAK ka lindur i VDEKUR QË NË 1992.U shpëton SHURRA NGA SALIU. 2.Pasuria e popullit e 46 viteve mbi 350 mild $ u grabit nga berishizmi,Metizmi 1992-2013..e në vazhdim,pasi pushtetarëve që nga 92 nuk pi u sekuestrohet pasuria e grabitur.80 % e magjistratve të kapur nga vetimgu për Korrupsion jan bër AVUKAT,NOTER,BISEZMEN,OLIGARK ME SB,IM E KO..!Nuk ka zot që i çan. 3.Duke kën gazetar me kreditë në REP.TV ngrie zërin që në Shqipëri të vijë një TRUP GJYQSORE ND/KOMNËTARE PËE 5-8 VJET SA PËR TË ARRESTUSR SB ME 101 DOSJE KRIMI,Im me 31 dosje,Lb me 30 dosje..tu sekuestrohet pasuria...dhe mandej KËSHTJELLA BIE VETË.Në të kundërt për pak vite Shqipëria do ngelet pa njërz e pasuri. 4.Po erdhi berishizmi e Metizmi në pushtet do ngja si në Kosovë që nuk e merr vesh qëni të zonë. -Uroi të më kuptoni Ju & Carlo Bollino i vetmi gazetar me frymë demokratike perëndimore.Pasi 800 TV e portale i ka kapur Sb që në 2005,sikurse drejtësinë në 1992 me kursin 6 mujor..! -Kam lexuar ZEF BROZIN NGA AMERIKA QË DEKLARON..NË SPAK KA RËN BOMBA..!

    Përgjigju
  • I habituri: 02/04/2023 16:53

    Tu konfiskoet pasuria tju shperndahet te varferve ne vilat e tyre te futen ata qe ju prishi shtepit termeti

    Përgjigju
  • ina: 02/04/2023 01:26

    ARRESTOJENI MONIKE RROSPINE,,DHE ILIR HAJDUTIN...SPAKU TE VEPROJE SA ME SHPEJT .....MJAFT SHQIPTARE PO IKIN NGA SHQIERIA SEPSE VJEDHIN SALIU ME ILIRIN....

    Përgjigju
  • Unë: 01/04/2023 23:05

    Si arritën këto jevgj shtetin shqiptar?

    Përgjigju
  • Cen durimadhi: 01/04/2023 16:43

    Prape era dhive nuk i hiken kesaj

    Përgjigju
  • aleksadros: 01/04/2023 16:07

    si Lenka Cuko ke qene paske ndryshuar shume

    Përgjigju
  • Gjergj: 01/04/2023 14:26

    Njè vènd i vogèl si yni, me "politikane" tè llojit tè kèsaj rrugaçeje ordinere, me tè shoqin si peshkaqen shqyes i gjithçkaje qè i sheh syri, èshtè i destinuar tè pèrfundojè si njè gropè septike. Me kèta, bènte koalicion Edi Rama, pas 21 janarit. Me kèta, pèrdridhet Sali non grata sot dhe iu shiten shqiptarève si versioni i sè nesèrmes. Kemi ardhur nè njè moment shumè kritik tè shtetit shqiptar. Ose SPAK do nxjerrè kèta keqbèrès para gjykatès, ose e ardhmja e kètij populli, èshtè DEGDISJA. Askush me mènd nè kokè, nuk pranon tè rrisè fèmijèn e tij, nè njè vènd ku Monikat paguajnè 1 milion euro pèr lèmim gungash nè San Marino, ndèrsa shqiptarèt nuk dinè se nga t,ia mbajnè, pèr tè kaluar muajin. Nèse SPAK nuk funksionon, propozoj Monikèn si mbretèreshè tè bangladeshèsve dhe indianève qè do popullojnè nè tè ardhmen e afèrt, vèndin ku u lindèm por qè na e vodhèn, ngaqè nuk patèm kurajon pèr ta mbrojtur. Tè na rruaç Monikè. Mirè na e bèn.!!!

    Përgjigju
    • Deni: 01/04/2023 19:07

      Komenet i trishte po kuptimplote e frymezues,shperndaje gjithandej ne rrjete sociale,te lexojne gjithe legenat e instagramit e facebookut qe vetem vrasin cdo sekonde shpresen e tyre vetem ne tel…njerez leshi,pa karakter. Nuk ke c‘ti luash asnje pike komentit tend.Respekte

  • Qejfi: 01/04/2023 13:37

    Gjynah qe eshte prishur kot me gjith ato lek te harxhuara. Ishte me e mire para nderhyrjeve, leshkane qeflje dhe natyrale. Tani sdi se per ca i duhet ky imazh i ri, se kto gra te ktij kalibri e kane zor me gjet dhe dashnor ktu ne shqipri se i njohin te gjithe. Besoj se ato udhtimet e shpeshta i perdorin per te takuar zhigolot neper qendra masazhi apo masazhe ne hotele te shtrenjta.

    Përgjigju
  • Tami: 01/04/2023 13:31

    Mbaj mend kete person, M Kryemadhi, cudi nuk e ka ndryshuar ne Metaj, e therrisnin ne Tirane Mon Kukaleshi. Ishte e babezitur per te perfituar para, nga te dilte, si fallxhore dhe si lazore. Dhe ky person ka krijuar parti familjare te justifikoje dhe mbrohet per vjedhjet. Dhe ata qe e ndjekin duhet te kene statusine e saj, hajdute , mashtrues, ordinere. Si ka mundesi, Shqiptari eshte qenie e zgjuar, si mund te mashtrohen prej saj?

    Përgjigju
  • Pelioni: 01/04/2023 12:14

    O bo bo,o le le,çfar përbindëshi Mona je,për para e për Car, e pa ngopur e pa parë. T'a lumsha Like floriri,për monën të çir pas të çiri,bashk për lek e për Flori e në bithë jeni gati me u çi...nën emrin lesh e li e tashmë e tashmë nën emrin e nënës 'Liri' që ju ka pagëzu baca Salihi .

    Përgjigju
  • Marksi: 01/04/2023 11:42

    NJE LEKSION PER KAPITALIZMIN...Kapitalizma o e omel si hallva.Q.Mulleti

    Përgjigju
  • e drejta: 01/04/2023 11:07

    CFARE PERBINDESHI..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Arratisja e madhe në Ambasadën Greke, 17 qershor 1990, Në 'Esencë' Bujar Aliko! Sot ora 21:00 në Report Tv

Arratisja e madhe në Ambasadën Greke, 17 qershor 1990, Në 'Esencë' Bujar Aliko! Sot ora 21:00 në Report Tv