Moore: Vendimi i Kuvendit për
KQZ-në s'ka bazë ligjore

Moore: Vendimi i Kuvendit për<br />KQZ-në s'ka bazë ligjore
TIRANE - Sa vjen e rritet presioni i ndërkombëtarëve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehën hapur shqetësimin për zhvillimet e të hënës ne Parlament me shkarkimin e Ilirjan Muhos nga KQZ. Pak para fillimit të seancë parlamentare Drejtori për Evropën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, deklaron se nëse KQZ-ja nuk funksionon, atëherë zgjedhjet nuk mund të zhvillohen me 23 Qershor.

Përveç Moore edhe ambasadori i BE-së e i OSBE-së shprehin shqetësimin për situatën dhe kërkojnë: KQZ të funksionojë, zgjedhjet të zhvillohen sipas standardeve dhe partitë të pranojnë rezultatin.

"Dallojmë disa shqetësime lidhur me ndryshimin dhe balancën për formimin e KQZ, besoj se ka një argument të forte ligjor që vë në pikëpyetje mënyren se si ka votuar Parlamenti. E megjithatë ne duam të shikojmë që KQZ-ja të funksionojë, dhe nëse kjo nuk ndodh, zgjedhjet nuk do të zhvillohen më 23 qershor dhe do të shikojme se si do të zhvillohet procesi. Jemi shumë të shqetësuar nga ajo që kemi parë, është një nivel shume i lartë tensioneve politike ndërsa futemi drejt ketyre zgjedhjeve, serish me pyetje dhe akuza me çështjen e ligjshmërisë. "- tha Moore në konferencë
shtyp në ambasadën amerikane, pak minuta pas takimit me Berishën.

Përfaqësuesi i lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka theksuar gjithashtu se nga takimet që zhvilloi në Tiranë me liderin socialist, Edi Rama dhe kryeministrin Berisha, i është konfirmuar nga te dyja palët se do të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.

“Të gjithe personat në politikë kanë ndarë me mua se duan që zgjedhjet të zhvillohen më 23 Qershor. Të gjithë më kanë thënë që do të respektojnë rezultatin e këtyre zgjedhjeve, si dhe që mbështesin përpjekjet e mëdha vëzhguese ndërkombetare, sikurse ka bërë të qartë ambasada jonë. “

Përpara konferencës, Moore zhvilloi takim me shefin e qeverisë Sali Berisha dhe Vangjel Dulen e PBDNj-se, ndërsa dje pati takim me kreun e PS, Edi Rama dhe ministrin e jashtem, Aldo Bumci.

Brenda një harku kohor prej 30 minutash erdhën dhe dy mesazhe të tjera publike nga ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth dhe ambasadori i BE-së, Ettore Sequi.

Ndërkohë në selinë PS përfundoi mbledhja e grupit parlamentar të PS dhe ishte vendosur se në Kuvend nuk do të propozojnë emra zëvendësues për postet e lëna bosh nga dorëheqja e Albana Shtyllës dhe Denar Bibës.

ORA 10:15 WOLLFARTH: PS TE COJE PROPOZIMET E KQZ NE KUVEND
Ambasadori i OSBE-së Wollfarth i bën thirrje PS-së të çojë në Kuvend propozimet për 2 vendet vakante të lëna bosh nga Albana Shtylla e Denar Bina në KQZ.“KQZ nuk mund të funksionojë kështu, por duhet të jetë i plotë, pasi nuk është e rëndësishme të caktohet se kush e ka fajin, rëndësi ka që të gjithë të japin një kontribut pozitiv dhe për këtë duhet dialog. I kujtoj politikës shqiptare rekomandimet e ODIHR. I bëj thirrje partive politike për dialog. PS të çojë propozimet për dy anëtarët e KQZ.”- tha Wollfarth.

ORA 09:45 DOREHEQJET, MOORE: RAMES S'I KAM BERE KERKESE SPECIFIKE  

 I pyetur nëse ka marrë premtimin nga Rama për zëvendësimin e vendeve vakante në KQZ Moore dha një përgjigje direkte.
“Dje në mëngjes i diskutuam të gjitha këto me Ramën, përfshi dhe KQZ. Disa nga këto vendim që anëtarët e KQZ të dorëhiqen u morën dje. Nuk i kam bërë një kërkesë specifike Ramës se cila do të jetë sjellja e PS."

ORA 09:42 MOORE: PARTITE ME SIGURUAN SE DO PRANOJNE REZULTATIN
“Partitë jo vetëm më kanë siguruar se do pranojnë rezultatet por dhe se asnjëra prej tyre nuk e di rezultatin”- tha Moore

ORA 09:40 RAMEN SE KAM PYETUR PER VENDIMET VAKANTE NE KQZ

“Me Ramën qartazi kemi diskutuar mbi KQZ. Disa nga vendimet për dorëheqje janë bërë dje në mëngjes. Por se kam pyetur cili do jetë qëndrimi i PS-së për vendet vakante”

ORA 09:30 “KAM BESIM SE DO TË INTEPRENONI MIRË DEKLARATAT DIPLOMATIKE
“Kam besim se do të inteprenoni mirë deklaratat diplomatike. Jeni shumë të mirë të lexoni mes rreshtave. Ne flasim për realitete politike. Klinton foli nga parlamenti dhe ndau me ju si mund të rregullohen gjërat.”- tha Moore.

MOORE: KQZ TE FUNKSIONOJE DUHEN 5 ANETARE
ORA 09: 23 “ Unë jam duke mësuar dhe nuk jam ekspert i ligjit shqiptar dhe gjatë 36 orëve të fundit jam bërë pjesë e një kursi të shpejtë zgjedhor në Shqipëri. Me sa kuptoj unë KQZ ka nevojë për një minimum prej 5 anëtarësh që të zhvillohen mbledhjet. Ne do na pëlqente të shikonim anëtarësim të plotë të KQZ. Më kanë thënë se me KQZ me më pak anëtar nuk do mund të zhvilloheshin zgjedhjet. Është një cështje që u përket anëtarëve individual të KQZ. Sërish pasi kam dëgjuar nga drejtuesit e partive politik ne pozitë dhe opozitë ata duan që zgjedhjet të zhvillohen në kohë, kjo do të sugjeronte që anëtarësia e plotë e KQZ të sillet e tillë”, tha Moore.


ORA 09:20  MOORE: VENDIMI I KUVENDIT PER KQZ S'KA BAZE LIGJORE 
“Në disa prej takimeve kemi diskutuar disa zhvillimet te fundit në parlament. Ndonëse dallojme disa shqetësime për balancën e formimit të KQZ, besojmë se nuk ka argument te fortë ligjor, për mënyrën si ka votuar Parlamenti. Megjithatë duam të shikojmë që KQZ të funksionojë, dhe të shikojmë si do zhvillohet procesi i zgjedhjeve. Ka tension në politikë. Jemi të shqetësuar nga ajo që po ndodh”- tha Moore.

ORA 09:19 MOORE: TE SHQETËSUAR PËR PRESIONIN NDAJ ISLAMIT
"Jemi të shqetësuar nga ajo që kemi parë , është niveli i lartë i tensioneve politike. Dje jam takuar dhe me z. Islami. Parimet demokratike kërkojnë që jo vetëm të zhvillohet zgjedhje, por dhe të bëjnë zgjedhjet e tyre. Jemi të shqetësuar dhe të zhgënjyer se ka pasur presion në shtëpinë e anëtarit të Parlamentit. Duke ushtruar jo vetëm presion politik, por dhe ndaj familjes së tij"

ORA 09:10 MOORE TAKON BERISHEN
Rreth orës 09:10 minuta Drejtori për Evropën Qëndrore dhe Jugore, Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore është parë të dalë nga selia e kryeministrisë. Takimi mësohet se ka zgjatur rreth 20 minuta dhe më pas Moore është nisur drejt Ambasadës Amerikane ku pritet të mbajë dhe një konferencë për shtyp.


SHQIPTARJA.COM: MOORE: KUVENDI, VENDIMI PËR KQZ E MINOI BESIMIN PËR ZGJEDHJET
Ministri i ri i Jashtëm Aldo Bumçi në mungesë të kryeministrit Berisha është munduar dje të bindë drejtorin për Evropën Qëndrore dhe Jugore, Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore se qeveria e Berishës e garanton një proces zgjedhor të pakontestueshëm. Por burimet brenda Ministrisë së Jashtme bëjnë me dije se biseda e Bumçit me Moore nuk ka qënë aq e shkëlqyer sa është paraqitur në sitin e dikasterit të diplomacisë shqiptare.

Teksa ministri i Jashtëm është munduar të flasë në detaje se si do të procedohet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, zyrtari i lartë i DASH ka kaluar direkt në rastin e shkarkimit të anëtarit të KQZ, të propozuar nga LSI Ilirian Muho dhe zëvendësimin me përfaqësuesin e PR në mazhorancë Klement Zguri.

Mësohet se Bumçi është shprehur që “përpos respektimit të balancës politike në KQZ, anëtari i KQZ kishte probleme ligjore dhe se për këto probleme kreu i shtetit e kishte shkarkuar me dekret presidencial”. Kreu i diplomacisë në këtë rast mësohet se nuk ka munguar që të sulmojë kreun e opozitës Edi Rama se po përpiqet të bllokojë procesin dhe “përmes tërheqjes së anëtarëve të KQZ që janë përfaqësues të PS”.

Burimet brenda MPJ referuar takimit thanë se Moore ka thënë se “me vendimin e Kuvendit që me votat e mazhorancës shkarkoi anëtarin e KQZ është minuar besimi për një proces zgjedhor të drejtë e të pakontetueshëm të organizuar nga kjo shumicë”.

Mësohet se është kërkuar një zgjidhje për këtë problem, që në dialog me opozitën të çohen gjërat në pikën ku ishin, në mënyrë që integriteti i anëtarëve të institucionit më të lartë zgjedhor të mos jetë i cënueshëm për të përçuar më pas garancinë te qytetarët se vota e tyre nuk do të preket. Zyrtari i lartë i SHBA i është referuar dhe deklaratës së disa ditëve më parë të ambasadorit Arvizu që nënvizonte se “nuk mendoj se ka njeri që do donte një vendim apo veprim që do të vendoste Shqipërinë në rrugën e përplasjes me SHBA e komunitetin ndërkombëtar; sepse synimi këtu, objektivi janë zgjedhje të lira e të ndershme”.

Ndërkohë që Moore sërish ka nënvizuar se nuk mund të ndryshohet rregullat në mes të lojës, pas minohet besimi te procesi. Por ka qënë dhe një problem tjetër që ngritur drejtori i DASH, Moore gjatë takimit me ministrin Bumçi, që është problemi i financimit të kompanisë lobuese amerikane “Podesta”.

Pas ankesës së opozitës në Departamentin amerikan të Drejtësisë se “Podesta” me paratë e taksapaguesve shqiptarë po lobon te qeveria amerikane për Berishën në funksion të fushatës elektorale, me rastin më të fundit për “drejtësinë e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e anëtarit të KQZ Muho dhe zëvendësimin me Zgurin”, Moore mësohet se i ka kërkuar Bumçit ta informojë se “kush e paguan lobimin e kompanisë amerikane për fushatë, PD apo qeveria shqiptare”.

Ministri i jashtëm mësohet të ketë thënë se “Kompania ka lobuar për qeverinë dhe ishte paguar nga ajo”. Moore është shprehur se një informacion të tillë do ta kërkojë në mënyrë zyrtare dhe në takimin e sotëm me kryeministrin Berisha, i cili pritet tyë kthehet nga Lodra ku ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish kryeministër britanike Margaret Thatçher.

Pavarësisht se gazeta “Shqiptarja.com” ka botuar dhënien e 200 mijë dollarëve. Ndërsa në njoftimin zyrtar të MPJ thuhet se është folur për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, kontributin e Shqipërisë për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjërë dhe me forcat paqeruajtëse në të gjitha pikat e nxehta të globit.


BERISHA I JEP 200 MIJË USD KOMPANISË LOBUESE “PODESTA”
Arka e shtetit është hapur dy ditë më parë për një shumë prej 200 mijë dollarësh amerikanë, që janë paguar përtej detit për kompaninë lobuese të Berishës, “Podesta Group”. Ky lajm u botua dje në gazetën “Shqiptarja.com” Pikërisht tani, kur imazhi i qeverisë ka rënë në minimumet historike në sytë e Uashingtonit dhe Brukselit, vihet re se, sa më shumë shtohen problemet për një qeverisje, aq më shumë ai po shton financimin për lobim jashtë vendit me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Anderson i Podesta Group ka dërguar një e-mail, në kohën kur Uashingtoni kërkonte të mësonte nga ambasada amerikane në Tiranë për situatën. “Përbërja e KQZ ka gjeneruar disa debate në Tiranë. Shkurtimisht u sqaroj se: Duket se një anëtar i KQZ, Ilirian Muho i LSI, duhej të ishte ndaluar që të ishte pjesë e KQZ, pasi më përpara është shkarkuar nga detyra e tij si prokuror. Shkarkimi u bë nga presidenti në vitin 2003, pasi Muho ishte përfshirë në lirimin e një vrasësi dhe trafikanti armësh, që ishte dënuar në mungesë nga një gjykatë në Itali”.

Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja