Morali i Lulit që nuk justifikon dot as vilat e tij

Morali i Lulit që nuk justifikon dot as vilat e tij

Lulzim Basha ka tentuar të bëjë moral mbi një darkë në Dubai të delegacionit shqiptar, e cila ishte e paguar nga mikëpritësi. E gjithë kjo stuhi në gotë që PD e LSI tentojnë të ngrejnë, në fakt vetëm sa nxjerr në pah zullumet e tyre dhe u rikujton shqiptarëve pasurinë marramendëse të tyre me vila që nuk u dihet burimi i parave dhe shkollat e fëmijëve në Londër që kushtojnë sa qimet e kokës.

Por, pse i fundit që mund të bëjë moral është Lulzim Basha? Luli, përtej pasurisë së dyshimtë me të cilën hyri në politikë pas punës kundër luftës së UÇk-së, gjatë viteve në politikë i ka shtuar vilat dhe është akuzuar për vjedhje galopante në Rrugën e Kombit (230mln Euro). E vërteta është se Lulzim Basha sipas burimeve mediatike, ka 4 vila, 2 vilat që ka banuar me familjen në rezidencat në periferi të kryeqytetit dhe dhe të tjerat në zonat rezidenciale bregdetare. Basha ishte i vemti shqiptar që është  që gjatë kohës së tërmetit shtoi shtëpitë, duke kaluar nw super vila luksoze edhe pse apartamenti i tij nuk ishte dëmtuar.

Për këto vila ai është atakuar edhe nga njerëz brenda PD, si Jozefina Topalli dhe Ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri. Tani pyetja shtrohet: “vilat ku banon dhe pushon kryetari i Partise Demokratike a jane ndertuar nga burime te dyshimta financiare te klienteve preferenciale te qeverise”? Pra, Partia Demokratike a i ka verifikuar kush i ka ndertuar vilat e kryetarit? Nese ndertuesit e resorteve turistike dhe rezidencave perkatese jane “kliente preferenciale” te qeverise, a do e shkarkoje kryesia Lulzim Bashen nga Kryetar i Partise Demokratike?”, shkruante Kulluri.

Lulzim Basha  vetëm pasurohet  me vila dhe makina luksi dhe nuk jep asnjëherë përgjigje për këtë gjë. Strategjia e tij që fshihet përballë të vërtetave të tij dhe sulmon te tjerët për gjëra që janë miliona herë larg asaj që bën vetë në fakt e bën Lulin të duket qesharak dhe vazhdimisht i pabesueshëm.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 12/01/2021 17:02

    Ky a taravole krejt i krrimbur ne pasuri e korrupsion e ben moral.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama për protestën para takimit në Londër: Të nxitur nga të verbërit në Tiranë! Ish-ministrja e Brendshme quajti shqiptarët pushtues

Rama për protestën para takimit në Londër: Të nxitur nga të verbërit në Tiranë! Ish-ministrja e Brendshme quajti shqiptarët pushtues