Mori Bashën të pandehur, Ervin Karanxha shkarkohet nga posti i zv/drejtuesit të prokurorisë së Tiranës

Mori Bashën të pandehur, Ervin Karanxha shkarkohet nga posti i zv/drejtuesit të prokurorisë së Tiranës

Ervin Karanxha

Ervin Karanxha, prokurori që firmosi për marjen të pandehur të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe dy funksjonarëve të tjerë të PD Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, është shkarkuar nga detyra e zv/shefit të drejtuesit të prokurorisë së Tiranës.

Karanxha, prej dy vitesh ka mbajtur këtë post drejtues, dhe tashmë është zëvendësuar me prokurorin tjetër Erjon Imeraj. Por vetëm pak ditë më parë me urdhër të drejtueses së prokurorisë Tiranë, Elisabeta Imeraj, Karanxha është shkarkuar, duke e lënë në funksionin e prokurorit të thjeshtë. Vendimi i drejtueses së prokurorisë vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes këtyre dy prokurorëve janë përkeqësuar për shkak se Ervin Karanxha dhe prokurori tjetër,Gjergji Tako,firmosën për marjen të pandehur të Lulzim Bashës për akuzën e “Falsifikimit të formularëve”.

Me këtë vendim, nuk ka qënë dakort drejtuesja e prokurorisë, e cila vendosi firmosjen e dërgimit të dosjes penale kundër Bashës, Ristanit dhe Dervishit në datën 12 dhjetor 2019,datë kjo kur përfundonte afati kohor i hetimit të kësaj çështje. Kjo nuk është hera e parë që Karanxha ka firmosur marjen të pandehur të Lulzim Bashës, pasi Karanxha, ka firmosur dhe vënë nën akuzë të Bashës edhe për çështjen e skandalit të rrugës Durrës-Kukës, ku basha akuzohej në atë periudhë për veprën penale të “Pabarazisë së tenderave”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Juristi: 18/12/2019 21:14

    E dergoi dosjen e Bashes ne Gjykate vetem per 1-falsifikim/mosdeklarim te shumave te parave ne KQZ por jo per 2- pastrim te produkteve te vepres penale. Per kete te dyten duhet te prisnin deklaraten e lobistit Muzin nga SHBA cka do ta varroste pergjithmone Lulashin prapa hekurave 10-15 vjet.

    Përgjigju
  • Lissius: 18/12/2019 12:14

    Sa prokuror i mire eshte ky,,,,???!!!! Kur bera une nje kallzim vetem Se permena emrin e njerit polic e mori ne tel dhe i tregoj sa dola nga prokuroria. Dhe me mori ne tel polici dhe me kercenoj Pse Me ke permen emrin ne prokurori

    Përgjigju
  • Populli: 18/12/2019 11:33

    Kjo eshte mese e qarte sesa rrenje te thella ka Rusia ne Shqiperi dhe krejt rajonin e Ballkanit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion