Mori kredi pas 21 shtatorit, tërmeti i dytë ia shkatërron shtëpinë, historia e trishtë e familjes nga Manza (VIDEO)

MANËZ- Familja Gjyli nga fshati Shkafanë i Njësisë administrative Manëz prej 2 muajsh jeton në një çadër pasi tërmeti i dëmtoi rëndë shtëpinë. Kryefamiljari Fatmir Gjyli  tregon se banesa e tij u dëmtua fillimisht nga tërmeti i 21 shtatorit në 2019 dhe iu desh të merrte një kredi për rregullimin e banesës pasi sipas tij nuk përfitoi as dëmshpërblim. Por lëkundja e fortë e 26 nëntorit rezultoi falale për shtëpinë e tij duke e bërë të pabanueshme.

"Me tërmetin e datës 21 shtator më është dëmtuar shtëpia, mora kredi për të rregulluar shtëpinë dhe nga tërmeti i 26 nëntorit më është dëmtuar siç e shikoni dhe specialistët e kanë shpallur të pabanueshëm", tha Fatmir Gjyli.

Prej 2 muajsh familja me 5 anëtarë jeton në një çadër mes të ftohtit dhe erës që futet në çdo cep. Fatmiri thotë se nuk mund të pranojë bonusin e qirasë pasi nuk ka se ku të lërë bagëtinë.

"Për momentin jemi vet i 5 në çadër, me fëmijën e vogël dhe nënën e sëmuë, por në çadër është ftohtë, është dimër. Neve na kanë ofruar bonus qiraje, por unë nuk lëviz dot nga shtëpia sepse jemi në fshat kemi pula, kemi lopë, kemi tokë dhe për këtë arsye nuk lëviz dot", tha Fatmir Gjyli.

Janë të shumtë banorët të cilët jetojnë në zonat rurale që qëndrojnë në çadra pasi nuk pranojnë të largohen për shkak të bagëtisë, për të cilët janë dhe burimi i vetëm ekonomik.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë