‘Mos u habisni kur të votojnë bashkë mbylljen e listave’, Alibeaj akuzon PD-PS për zgjedhoren: Pazar i politikës së vjetër

Mungesa e konsensusit mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për Reformën Zgjedhore, e pranuar një ditë më parë edhe nga vetë dy përfaqësuesit e palëve Gjiknuri-Bylykbashi, çka me gjasë do të çojë në dështimin e saj, për ish bashkë-kryetarin e opozitës në Komisionin e Posaçëm, Enkelejd Alibeajn është as më pak e as më shumë veçse pazar mes tyre për të ruajtur sistemin e vjetër politik.

“Çfarë ndodhi, është asgjë më shumë e asgjë më pak, sesa ruajtja e sistemit të vjeter politik në një pazar okult të shëmtuar me njëri-tjetrin! Për të mbrojtur secili pronën e vet! Për t’u mbrojtur nga SPAK. Mos u çudisni, kur një natë para seancës së fundit dikush të nxjerrë një amendament për të mbyllur listat, që do votohet nga 110 e kusur deputete si u votua amnistia”, tha ai.

Alibeaj ngre dyshime se nga përfaqësuesit e PD mungon dëshira për vendin 1 zonë zgjedhore, që do t’i hiqte PS-së të paktën 6 mandate, ndërsa paralajmëron delegjitimitet të zgjedhjeve të 2025.

“Shqipëria 1 zonë, ia hiqte Ramës së paku 6-8 mandate që i fiton qyl në tavolinë. Vetëm kështu i hiqej avantazhi i padrejtë që fitoi në 2020 me heqjen e koalicioneve. Rama gjithësesi, nuk mundet nëse bëhen bashke partitë e vjetra të halleve të mëdha (qofte edhe ne koalicion), por vetem nese mundësohet të bëhen bashkë shqiptarët. Mohimi i së drejtës së votës efektive të shumicës së shqiptarëve që ndodhen jashtë Shqipërisë, i bën zgjedhjet e ardhshme jolegjitime”, tha ai.

 

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Mbyllet edicioni i 14 i festivalit ballkanik të filmit dhe kulinarisë

Pogradec/ Mbyllet edicioni i 14 i festivalit ballkanik të filmit dhe kulinarisë