TIRANE-Nesër nga ora 11:00-12:00 bizneset në disa zona në Tiranë duke filluar nga Tregu Elektrik, Industrial, Medreseja, ai Ushqimor, Çam dhe pika të tjera do të ulin qepenat në shenjë proteste kundër përfshirjes në skemën e TVSH. Ndërkohë që Report Tv mësoi nga burime brenda PD, se protestës së biznesit të vogël pritet që t’i bashkohen edhe deputetët e PD në Tiranë.
Pikërisht për këtë cështje, kryetari i PD, Lulzim Basha mblodhi pasditen e sotme Kryesinë e partisë, dhe grupin për të diskutuar mbi hapat që do të ndërmerren lidhur me aksionin opozitar. Basha dhe opozita e bashkuar kanë kundërshtuar përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH.
Ndërkohë që, burime nga mbledhja pohojnë për Report Tv se në mbledhje është diskutuar edhe mundësia për të bllokuar rrugët në një nga ditët e kësaj jave, por jo në rrethe, si pak ditë më parë, por vetëm në Tiranë. PD dhe LSI herët e tjera para aksioneve opozitare mbledhjet e grupeve i kanë zhvilluar bashkë, por sonte nuk ndodhi një gjë e tillë, ndërsa pritet nëse deputetët e LSI do të jenë nesër në protestën e biznesit të vogël.
Me thon te drejten e di sa keq me vjen per "bixnecin" e vogel, por dhe ne pergjithesi per "bixnecmenet", se perpiqen gjithenje ti sherbejne njerezve se pari me zemer pastaj si tregetar. Mallra ku do pa hile, origjinale dhe lire, per festa vit te ri, Bajram, Pashke, Clirim e pushtim, ulje pa mase edhe falas japin per fukarenjt, dhe me gjithe keto zemergjeresi po keq shohin te shkretet. Ka nga ata qe tregetojne qe ne 93-in dhe sa here i kam pyetur po "ka ra fare" thone, "na mbyten taksat" etj. Prandaj une jam me ta neser
PërgjigjuPo ty populli te ka ul breget, a mavri me boje.
Përgjigju