Motra e Egli Progës reagon ashpër ndaj deklaratës së ministrit Hoxha: Përdhos kujtimin e vëllait tim dhe fsheh të vërtetën

Motra e Egli Progës reagon ashpër ndaj deklaratës së ministrit Hoxha: Përdhos kujtimin e vëllait tim dhe fsheh të vërtetën

Egli Proga

Jonida Proga, motra e Egli Progës, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha, i cili përmendi vrasjen e Egli Progës në një paralelizëm me ngjarjen e tentativës për vetëvrasje të Azbi Spahiut. Ministri deklaroi se ngjarje të tilla "fryhen" dhe përdoren për të ngritur aludime mbi ekzistencën e bandave.

“Ti, Ervin Hoxha, që përdhos kujtimin e vëllait tim dhe ngjarjen tragjike të Pogradecit, dëgjo zërin e një motre që vajton çdo ditë për humbjen e tij dhe kërkon drejtësi”, shkroi ajo në reagimin e saj.

Ajo akuzon ministrin dhe institucionet që drejton për dështimin në kapjen e autorëve dhe përpjekjet për të fshehur të vërtetën:

Postimi i plotë: 

"Dy fjalë për Ministrin e Brendshëm

Ti, Ervin Hoxha, që përdhos “ngjarjen e Pogradecit” bashkë me vëllanë tim, lexo dy fjalë nga

motra e Egli Progës, që vajton çdo ditë për të. Që kërkon drejtësi!

Ti, Ervin Hoxha, ministër me ofiqe shteti s’mund të

tallesh me vëllanë tim nën dhe, sikur ai nuk u vra nga një bandë kriminelësh, sikur Egli nuk u

masakrua nga një bandë gjobëvënësish, nga një bandë me lidhje në polici, nga disa banditë me

lidhje në drejtësi, me njerëz deri lart në qeveri.

Policia jote dhe e Rrumbullakut përdhosi kujtimin e vëllait tim në gusht, kur shtrembëroi dhe

fshehu faktet. Ti, me paturpësi të pajustifikueshme, shkruan dhe e bën përsëri sot.

Policia jote nuk i kapi kriminelët Denis Meçe, Arjan Manellari, Leonidha Guçe dhe Voltan

Shkulaku kur masakruan vëllanë tim. I la të lirë të iknin.

Policia jote nuk izoloi vendin e ngjarjes, por i la që provat të pastroheshin dhe zhdukeshin

bashkë me to edhe autorët deri pas mesnate, kur u dorëzuan vetë me negociatorë ‘nga lart’.

Policia jote nuk e gjeti maskarain Denis Meçe derisa atij i doli gjumi dhe e dorëzoi në polici daja

i tij, maskarai tjetër me lidhje politike. Valter Gora quhet, a e njeh?

Policia jote (të paktën njëri inspektor policie) e Pogradecit është e akuzuar nga prokuroria për atë

që ti e quan “dallgë e madhe dezinformimi”. Unë do akuzoj më shumë se një polic, shumë shpejt.

Policia jote dështoi në mënyrë të turpshme për kapjen në flagrancë të kriminelëve kur kjo u pa

live në TV (si iku me makinën e krimit në sy të policëve Arjan Manellari?), ndërsa ti tentove

atëherë dhe vazhdon sot të njëjtin avaz mashtrimi.

A mos po tenton të ushtrosh ndikim të paligjshëm me këtë deklaratë ndaj atyre që po bëjnë

hetimin ti, Ervin Hoxha?

Një vrasje që ndodhi në sy të Policisë që ti mbron, është një vrasje që të implikon ty nëse nuk

bën kthesë ligjore për të bashkëpunuar me prokurorinë dhe nuk bën kthesë publike për t’i

kërkuar falje të gjithëve për këtë dezinformim të poshtër. Ata ishin një bandë gjobëvënësish që

pogradecarët kanë frikë të tregojnë vetëm se ti dhe shokët e tu i mbroni me këto deklarata të

ngrohta për ata.

Ty dhe Rrumbullakut që mendon se shpëtoi nga deklarata e datës 14 gusht, duke ikur fare nga

Policia, ju siguroj se të gjithë ata që vranë vëllanë tim, katër janë në burg dhe të gjithë të tjerët që

ndihmuan në vrasjen e tij me fshehjen e provave dhe që e dhunuan kujtimin e tij pas vdekjes, nuk

do kenë paqe për sa kohë unë jam e gjallë.

Në fund, kam një pyetje për ty si njeri e jo si ministër. Nëse një njeri shumë i dashur, do të masakrohej në një lokal nga katër banditë, çfarë do bëje, nëse ata nuk do kapeshin

nga Policia, por do liheshin të iknin live nga vendi i krimit?

Nëse ti nuk vendos të përgjigjesh, do të përgjigjem unë pa vonesë ligjërisht",- thuhet në reagim.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



×

Lajmi i fundit

Superkupa 'deh' Barcelonën, Getafe e ndal 1-1

Superkupa 'deh' Barcelonën, Getafe e ndal 1-1