Motrat Istrefi heqin disa skena nga videoklipi i fundit, çfarë nuk shkonte

Motrat Istrefi heqin disa skena nga videoklipi i fundit, çfarë nuk shkonte

Ndonëse ka vetëm pak ditë që është lançuar, kënga “Nuk e di” nga motrat Istrefi ka arritur miliona klikime. Nora dhe Era në videoklipin e këngën shfaqen tepër joshese dhe mjaft “trendy”.

Mirëpo “Prive” bën të ditur se vajzat kanë hequr disa skena nga klipi i shumëpritur. Mësohet se Nora në njërën prej skenave do të shfaqej si Rozafati dhe një tjetër do të ishte rrethuar nga disa valltarë.

Ndërsa Era ishte menduar të dukej si një bust i ngrirë, skenë nga e cila postoi dhe foto. Mirëpo këto skena nuk arritën të realizohen për shkak të kushteve teknike. Nora pjesën e saj nuk e pëlqeu teksa Era nuk e vendosi bustin në klip sepse ishte e stërlodhur nga xhirimet.

Kujtojmë që ky është bashkëpunimi i parë për motrat Istrefi, të cilat kanë shumë fansa jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj tashmë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • StaHipi: 28/04/2019 11:42

    Mos me dal si puna dhelpres me rrushin , 1 comment kam. Vetem kenge nuk ishte. Dhe video klipi Thjesht nje porrno. Motrat byth me byth. Turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër