'Mrika', holli i ‘Arteve’ shndërrohet në skenë operistike, studentët e kantos jetësojnë të parën operë shqiptare në 60-vjetorin e Fakultetit të Muzikës

 

Holli i “Arteve” është shndërruar në një skenë operistike. Në të, studentë e pedagogë, i japin jetë aktit të parë të “Mrikës”. Opera e parë shqiptare, që kompozoi Prenk Jakova, risjell vlerat e identitetit në 60-vjetorin e Fakultetit të Muzikës. Dy netë radhazi, në këtë fundjavë, regjia e Rozi Kostanit solli atmosferën e viteve ’50 në Mirditë. Martesa në djep me Gjetën, shkon kundër dashurisë së Mrikës me Dodën. Në hapësirën e improvizuar, kostumet, elementët e etnografisë e bëjnë më të lehtë rrugëtimin në kohë. Ndërsa zërat e studentëve të kantos, i japin magjinë...

E interpretuar para viteve ’90 nga emra si Klotide Shantoja, Marie Kraja e Nina Mula, emocionet e skenave të dashurisë që përplasen me traditën e intrigat, i sollën nën petkat e Mrikës , Anita Kerhani dhe Anjeza Marku.

Andi Istrefi e Matias Xheli, ishin në rolin e Dodës, duke dëshmuar bashkë me studentët e tjerë të Kantos, rëndësinë e të interpretuarit veprat shqiptare nga brezat e rinj.

Në rolin e Gjetës luajtën Erion Sheri dhe Denis Xhafa. Studentët e tjerë që plotësuan lojën e aktit të parë ishin Françeska Pjetri e Esi Murtati (në rolin e Marës), si dhe  dhe Artur Vera (si gjyshi Ndue) e Xhieldo Hyseni (si daja Gjin) në të dyja mbrëmjet.

Kjo qasje e re me të parën vepër operistike, erdhi nën dirigjimin e Suzana Turkut dhe koncertmaestros, Elvis Peçi.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aferdita: 18/04/2022 18:21

    Ishte shfaqje shume e bukur. Dukej mjaft e fresket ne interpretimin e studenteve. Urojme te kemi edhe te tjera!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se duhet të ndalet përdorimi i Euros në Shqipëri në vend të Lekut?



×

Lajmi i fundit

 Nisi në Shkodër edicioni i 8 i “Za Fest”, hyrja flas në Kalanë e Rozafës

Nisi në Shkodër edicioni i 8 i “Za Fest”, hyrja flas në Kalanë e Rozafës