“Besoj që ligji i ri për referendumet është i realizueshëm brenda këtij sesioni”. Partia Socialiste nuk ka humbur kohë pas deklaratës së Ramës dhe tashmë e ka gati një draft për ligjin për referendumet. Megjithatë kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se nuk do ta dorëzojë në Kuvend draftin, pa një proces të gjatë konsultimi publik.
“Grupi parlamentar i PS do të zhvillojë disa tryeza të mëdha konsultative me juristë, profesorë, studentë, shoqërinë civile që të shkojmë në një projekt të konsoliduar mirë që edhe pasi të hyjë në procedurën e Kuvendit, të jetë një proces konsultativ”, tha Balla.
Balla prezantoi pikat kryesore të draftit të përgatitur nga socialistët, duke u vënë theksin te referendumi konsultativ, të cilët socialistët paralajmërojnë se do të përdorin shpesh si formë të përdorimit të demokracisë së drejtpërdrejtë.
“Referendumi për një çështje është gjithmonë një referendum konsultativ apo këshillimor, që kërkon mendimin e qytetarëve për një çështje të caktuar. Shërbim si mjet përpara marrjes së vendimeve. Qeveria mund ta kërkojë referendumin edhe përpara se të ndërmarrë një nismë ligjore apo për të miratuar një marrëveshje.... Çështja përdoret edhe përpara se të ndryshohet kushtetuta”, shtoi ai.
Në dokumentin për të cilin socialistët thonë se kanë punuar 2 muajt e fundit parashikohen tre lloje referendumesh: ai kushtetues që kërkon që populli të thotë fjalën e fundit për ndryshimin e Kushtetutës, referendumi i përgjithshëm që ka të bëjë me shfuqizim ligjesh apo çështje të një rëndësie të veçantë, apo edhe referendum vendor që ka të bëjë me pushtetin lokal, për vendimmarrje në bashki të ndryshme.
Mendimin e popullit thonë se do ta marrin edhe për ndryshime të rëndësishme të Kushtetutës, si ai për uljen e numrit të deputetëve të Kuvendit.
“Nuk është çështje sasie, por mendojmë që një numër më i vogël i anëtarëve të Kuvendit e në jetën parlamentare më efikase, më shumë kohë për diskutime të vlefshme. Referendum për të pyetur shqiptarë për të ulur numrin e deputetëve në Kuvend, e mbështes, është një ide por pasi të kemi ligjin”, tha Balla.
Por në një kohë kur ulja e numrit të deputetëve kërkon 94 vota në parlament, paralelisht Partia Demokratike e bëri të qartë se nuk do t’i bashkohet asnjë nisme ligjore të socialistëve, ndërsa Balla tha se opozita “është e mirëpritur të kontribuojë, por s’mund të marrë peng jetën parlamentare të vendit.”
"Dua të them sot, gatishmërinë tonë të plotë, edhe nëse duan, ligjin për referendumet, jemi të gatshëm edhe t’i presim, por s’kanë për të ardhur kurrë", u shpreh ai.
Megjithatë dakordësinë e opozitës Balla e njoftoi se e kanë marrë për ligjin organik të Kuvendit, drafti i të cilit pritet të jetë gati së shpejti.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
“A është Kavaja basti juaj?”, u pyet Taulant Balla gjatë konferencës për shtyp duke iu referuar vizitës së tij të një dite më parë në Rrogozhinë e Kavajë. Tashmë ai është caktuar si drejtues politik për Tiranën dhe thotë se sheh që Kavaja ka nevojë për vëmendje e administrim më të mirë. Këto dy mangësi ia atribuon qeverisjes së kësaj bashkie nga PD.
“Fakti që unë kam qenë dje në Rrogozhinë e Kavajë, janë dy bashki të rëndësishme të qarkut të Tiranës. Bashkia e Kavajës ka nevojë për vëmendje më të madhe dhe mirëadministrim shumë më të mirë sesa ai që ka sot. Në eksperiencën time, kam lobuar shumë që të kërkoj sa më shumë mbështetje nga qeveria në Kavajë, Rrogozhinë, Kamëz, Tiranë që deficitin e mungesës së kryetarit të bashkisë, ta mbulojmë. Kavaja do vëmendje më të madhe se për fat të keq qeveriset nga PD dhe kur qeveriset nga PD nuk ka punë, ka vetëm llafe”, u shpreh Balla.
“Merret Balla me mungesat”, tha Rama kur u pyet në konferencë nga gazetarët për arsyen e mungesës së Elisa Spiropalit në seancën për votimin e imunitetit të Belinda Ballukut.
Pyetjes nëse do të merrte masa për mungesën e Spiropalit në seancë, Balla iu përgjigj se vendimet i merr së bashku me grupin parlamentar.
“Nuk i marr vetëm vendimet, i marr me grupin parlamentar. Që kështu do ta pyes dhe grupin parlamentar për këtë çështje”, tha Balla.
I pyetur gjatë konferencës se kujt i druhet Rama për ndryshimet e ndërmarra lidhur me drejtuesit politikë në qarqet e vendit, Taulant Balla tha se partia ndodhet në një fazë të re hapjeje. Ai u shpreh i bindur se fitorja e 11 majit mund të ripërsëritet nëse zgjedhjet bëhen që të dielën, por nuk ka kohë për të humbur pasi partia është në fushatë riorganizative.
“Ne jemi e vetmja parti politike në Shqipëri që zhvillojmë procese të vëtreta zgjedhjesh në nivel vendor. Jemi në një fazë të re hapjeje dhe rienergjizimi të partisë, me objektiv për të zgjeruar numrin e anëtarësisë të PS. 20 mijë anëtarë të partisë nuk është objektiv i thjeshtë, por i vështirë në një kryeqytet ku jeton 1/3 e popullsisë. Ne e ripërsërim fitoren tonë të 11 majit nëse zgjedhjet janë të dielën. Ndoshta na plotësohet edhe ëndrra ime e atij mandatit që e kam vuajtur shumë, mandatin e katërt në Lezhë me votat e diasporës dhe nuk më del e keqja deri në 2029. Nuk kemi kohë për të humbur në përgatitjet tona për këtë fushatë riorganizative. Do të kemi ndryshime në organizimin e partisë në nivel vendor. Do të jetë proces konkurrues platformash, siç ka ndodhur historikisht në PS për të konkluduar më 12 qershor. Në shtator, fillojmë përgatitjet për zgjedhjet vendore”, tha Balla.
Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla tha se po punohet më tej për drafti për ligjin organik të Kuvendit, teksa tha se kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka organizuar dhe një takim me të gjithë kryetarët e grupeve parlamentare për të vijuar diskutimet.
Balla thotë se ligji për rregulloren e Kuvendit duhet të mbesë ‘partizan’ i institucionit dhe jo një ligj që e propozon Partia Socialistëve, por të jetë produkt i deputetëve.
“Di që dhe kryetari Kuvendit ka njoftuar një takim me drejtuesit e grupeve parlamentare për ligjin organik të Kuvendit. E kam thënë sa herë në komunikime që jemi i vetmi institucion që rregullojmë me ligj institucionet e tjera dhe nuk kemi rregulluar vendin tonë. Mendoj që integrimi në një ligj të plotë, qoftë i ligjit për statusin e deputetit, që do të jetë kapitull i veçantë, dhe deputetët e opozitës, kur flet me ta jashtë kamerave e mbështesin një gjë të tillë se ka të bëjë me kretibilitetin e Kuvendit. Në themelin e parlamentarizmit është deputeti. Dakord që të filloj diskutimi për këtë por nuk dua të marr autorësinë se është punë që ka ardhur nga shërbimi i Kuvendit. Mirë është të mos politizohet. Të mbesë një ligj shumë partizan dhe jo që e bën PS dhe prandaj nuk do të përfshihemi”, tha Balla.
Lidhur me qasjen e mazhorancës ndaj opozitës për ligjin e referendumeve, Balla tha se opozita “është e mirëpritur të kontribuojë, por s’mund të marrë peng jetën parlamentare të vendit.”
“PS ka pikë së pari një kontratë me qytetarët. Një ligj për referendumet është një mangësi e madhe në një të drejtë që duhet të ketë populli për t’u pyetur sa herë që merren vendime të rëndësishme në emër të tij”, tha Balla.
Ai ritheksoi mesazhin që opozita të distancohet nga dhuna dhe tha se janë të gatshëm t’i presin për konsultime, pavarësisht bindjes se opozita nuk do të reagojë.
“Thirrja dhe ftesa ime për opozitën është që të distancohet nga dhuna dhe këtu u rikthehem mesazheve shumë të qarta të Parlamentit Europian, të Bundestagut gjerman meqenëse pashë që në njërën dorë mbahej flamuri gjerman, me tjetrën hidheshin molotovë. Vetëm tifozë huliganë mund ta bëjnë këtë. Unë jam kundër faktit që duhet të heqim para nga pensionet, pagat e punonjësve të shtetit apo të të tjerëve dhe të paguajmë dëmet që shkaktohen. Dua të them sot, gatishmërinë tonë të plotë, edhe nëse duan, ligjin për referendumet, jemi të gatshëm edhe t’i presim, por s’kanë për të ardhur kurrë”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla komentoi dhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama për reduktimin e numrit të deputetëve të Kuvendit nga 140 që janë aktualisht sot, në 101.
Referuar dhe prezantimit të draftit për ligjin për referendumet, Balla tha se kjo çështje mund të jetë një ndër ta që do të kërkojnë dhe mendimin e popullit, por kjo mbetet për tu parë pasi ligji të marrë formën e plotë.
“Çdo fjalë, çdo germë n këto ligje, konsultohet me BE me Komisionin Evropian. Ne konsultohemi përditë me Komisionin Evropian asnjë nuk kalon në Kuvend pa dritën jeshile të KE.
Ndryshimi i numrit të deputetëve nuk është e kapitujve për anëtarësimin në BE unë jam mbështetës prej shumë vitesh i kësaj ideje, e kemi hedhur si ide, kryeministri e unë pa tij në vitin 2018 për reduktimin e numrin të deputetëve nga 140 në 101. Nuk është çështje sasie, por mendojmë që nj numër më i vogël i anëtarëve të Kuvendit e në jetën parlamentare më efikaste, më shumë kohë për diskutime të vlefshme.
Referendum për të pyetur shqiptarë për të ulur numrin e deputetëve në Kuvend, e mbështes, është një ide por pasi të kemi ligjin”, tha Balla.
Komente











